Art&Argëtim

Gold AG ka vdekur? Reperi flet për herë të parë pas ngushëllimeve në rrjetet sociale: Drejt asaj rruge jemi…

19 Nëntor 2020, 06:34 Nga DOSJA

KOSOVË– Arian Agushi i njohur ndryshe si Gold AG, ka reaguar për herë të parë pas lojës që i bënë në rrjetet sociale, ku e shpallën të vdekur.

Pas komenteve të shumta ngushëlluese që filluan të bëheshin në fotot e reperit, vetë Gold AG, ka treguar se gjithçka ka qenë një ‘shpifje’ për klikime.

Ai shton se është shëndoshë e mirë, por që vdekja është një rrugë që i pret të gjithë. Sipas reperit, disa llogari të rreme janë hapur për ta bërë këngëtarin të vdekur dhe për të dhënë alarm të rremë.

“Vëllezër e motra jam gjallë. E pash që disa fëmijë me llogari të rreme kanë komentuar duke shprehur ngushëllime kinse paskam ndërruar jetë. Asaj rruge jemi të gjithë por për like e klikime sot bëhet edhe kjo punë. Uroj të jeni mirë të gjithë, e ju që më keni shpallur të vdekur unë nuk ua dëshiroj vdekjen por jetofshi gjatë e Zoti ju udhëzoftë pa dallim,”- shkruan ai në një postim.

Postimi i plotë:

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arian agushi gold ag lajmet per vdekjen e gold ag arian agushi gold ag lajmet per vdekjen e gold ag

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Nëntor 2020, 11:20

TIRANË– Deklarata e Albana Osmanit, se nuk e ka patur kurrë shoqe kolegen e saj të vjetër të Top Medias, Arbana Osmanin, është kthyer tashmë në sensacion n...