Art&Argëtim

Shoku që duam! George Clooney pranon se iu ka dhënë nga 1 milionë 14 miqve të tij: Nuk dija si t’ua shpërbleja ndryshe

18 Nëntor 2020, 08:37 Nga DOSJA
Shoku që duam! George Clooney pranon se iu ka dhënë nga 1

SHBA– George Clooney është shoku i ëndrrave ! Në një intervistë për revistën “GQ”, aktori i famshëm konfirmoi thashethemin e vjetër se ai i ka dhënë 14 miqve të tij të ngushtë nga 1 milion dollare secilit.

59-vjeçari u shpreh: “Kur nuk kisha një familje timen, kisha këta miq, të cilët, në një periudhë prej 35 vitesh, më kanë ndihmuar në një mënyrë apo një tjetër. Mendova se pa ta, nuk do të kisha gjithçka që kam sot. Duke qenë se i kam miq të ngushtë, unë kisha vendosur që do të ishin në testamentin tim nëse do të më përplaste një ditë autobusi.
Kështu që, pse të prisja të më përplaste autobusi për t’ia dhënë paratë? Prandaj vendosa që t’ia jap menjëherë nga 1 milion dollarë secilit”.

Nuk do ishte keq të ishim dhe ne miqtë e aktorit!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz george clooney george clooney

Sondazh

Poll