Ekonomi

Shteti merr kredi për pandeminë/ 15 milonë euro nga BERZH me afat 12 vite, qëllimi kryesore: Fuqizimi i kapaciteteve spitalo

16 Nëntor 2020, 15:35 Nga DOSJA
Shteti merr kredi për pandeminë/ 15 milonë euro nga BERZH me afat

TIRANË- Qeveria shqiptare do të marrë 15 milionë euro kredi nga BERZH për të përballuar pasojat e pandemisë COVID-19. Në relacionin shoqërues i cili ka mbërritur në Kuvend së bashku me marrëveshjen për marrjen e huasë shkruhet se BERZH do të finacojë për mbrojtjen e shëndetit publik, parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj rrezikut që paraqet COVID-19.

“Kjo hua do të përdoret për mbrojtjen e shëndetit publik, parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj rrezikut që paraqet COVID-19, si dhe fuqizimin e sistemeve kombëtare të gatishmërisë së shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në relacion.

Po ashtu në marrëveshje thuhet se fuqizimi i sistemeve kombëtare të shëndetit publik pritet të arrihet nëpërmjet fuqizimit të laboratorëve kombëtarë, mbështetjes së zbulimit të rasteve të reja dhe gjurmimit të kontakteve aktive duke përfshirë edhe, rekrutimin e personelit të ri dhe blerjen e pajisjeve. Po ashtu do të punohet për trajnimin dhe edukimin e shërbimit epidemiologjik dhe hetimin epidemiologjik.

 

Kliko këtu për të lexuar marrëveshjen me BERZH

Ndërkohë në relacion sa i përket kapaciteteve të spitaleve thuhet se do të ketë shtim të numrit të shtretërve, infrastrukturë më të mirë, sigurimin e pajisjeve dhe të materialeve të tjera të rëndësishme shëndetësore, sigurimit në shkallë të gjerë të pajisjeve mbrojtëse personale për punonjësit e kujdesit shëndetësor, si edhe blerjen e ambulancave moderne.

Kliko këtu për të lexuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi berzh berzh

Sondazh

Poll