Art&Argëtim

Këngëtarja me famë botërore korr sërish sukses, Dua Lipa bëhet ambasadore e markës së njohur sportive

17 Nëntor 2020, 19:49 Nga DOSJA
Këngëtarja me famë botërore korr sërish sukses, Dua

SHBA- Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, e cila njihet nga e gjithë bota është bërë ambasdore e markës së njohur sportive, PUMA. Lajmin e ka bërë vetë të ditur këngëtarja me famë botërore, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shihet e veshur me kostumin e markës sportive.

Dua Lipa po ashtu  shprehet se është shumë e lumtur që është bërë pjesë e familjes së madhe të PUMA-s, si ambasadorja e tyre më e re.

“ Shumë e lumtur që jam bashkuar me familjen e madhe PUMA. Mezi po pres t’iu tregojmë se çfarë projektesh kemi gati për ju”. – shkruan këngetarja krahas postimit.

 

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Viti 2020 ka qenë një vit shumë i suksesshëm për 25-vjeçaren, pasi në 27 Mars ajo publikoi albumin e saj më të ri “Future Nostalgia” i cili u pëlqye shumë nga fansat e artistes.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa dua lipa

Sondazh

Poll