Editorial

Armiku i popullit

17 Nëntor 2020, 15:31 Nga DOSJA
Armiku i popullit

Më së fundi u zbulua. Falë kontributit të mediave që vigjëlojnë dhe nuk fabrikojnë gënjeshtra por informojnë publikun, u zbulua “Armiku i Popullit”. Nuk flas për dramën e Henrik Ibsen që është shfaqur dikur në skenën e teatrit që sot është rrënuar. Po flas për dramën satirë “Armiku i Popullit” që u zbulua falë investigimit të pashoqë gazetarsek me regji të K/ministrit që u shfaq me sukses në TV-të kombëtare. Ai është Lulzim Basha që më kot kërkon të fshihet pas kostumit të liderit të opozitës sot dhe  të përkthyesit apo oficerit të UMNIK dje. Nuk të lëmë na të fshihesh. Ne ta çjerrim maskën që gjoja e mban nga situata e Covid 19. Nga sot Shqipëria ka një tradhëtar më pak. Nga sot atdheu ynë i dashur u lehtësua nga situata e rëndë e Covid dhe ekonomia e kapërceu krizën, se u zbulua që opozitari Basha është agjent i Serbisë. Dje gjithë studiot televizive ishin të super preokupuara për këtë mega aferë agjenturore duke i servirur publikut shqiptar një çorbë dizinformuese që nuk ka asgjë të përbashkët me misionin e gazetarit. Me një fjalë ajo që pashë dje populli i thjeshtë  me zgjuarsinë popullore thotë : një i marrë hedh një gur në lumë dhë njëqind të “zgjuar” nuk e nxjerrin dot.

E gjithë kjo furtunë në gotë, bazohet në një intervistë që Milaim Bellanica akuzon Bashën, për zdukjen e një kasete video që do kontribonte në zbardhjen e krimeve të serbëve ne fshatin Krushë të Kosovës. Le të supozojmë se Bellanica thotë të vërtetën pavarësisht lajthitjeve të dëshmimtarit me datat kur është krijuar UMNIK. Ai thotë që Basha erdhi bashkë me 13 vetë dhe ishte ne rolin e përkthyesit. Madje Bellanica dëshmon se për gjithë dëshminë e tij dhe për dorrëzimin e kasetës ka nënshkruar një proces-verbal që i ka humbur. Ajo që nuk i falet gazetarisë “investiguese” është pyetja:

A mundet që një përkthyes (kur të pranishëm ishin 13 vetë) të ketë në dorë të zhdukë dokumenta hetimorë në cilësinë e provës?

Pra Bellanica, Kusturica apo kushdo tjetër, këtë kaseta nuk i’a ka dorrëzuar Lulzim Bashës, por tribunalit të Hagës, UMNIKUT apo një organi hetimor ndërkombëtar dhe si rrjedhojë nuk mundet që kasetën ta kërkojmë te  Basha, por te institucioni që ka lëshuar edhe dokumentin e sekuestrimit. Në  punën time si gazetar madje edhe kur punoja per Top- Channel, më është kërkuar nga oficerë të policisë gjyqësore sekustrimi i kasetës filmike ( siç ishte rasti i dhunimit të një komisioneri në Tepelenë) dhe në çdo rast organi hetimor ka lëshuar një dokument sekuestroje. Nëse intitucionet ndërkombëtare do ishin kaq të brishta sa të mund të dëmtoheshin edhe nga një përkthyes, lum ne që jetjmë në Shqipërinë fanar ndriçues të gjithë botës. Disa vite më parë  regjisori serb me famë boterore Emir Kusturica, deklaroi se do të bënte një film për tregëtinë e organeve nga UÇK, film që ende nuk e ka realizuar. 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial ilir gjini kosova ne hage ilir gjini kosova ne hage

Sondazh

Poll

Editorial 17 Nëntor 2020, 10:36

Artikulli im pozitiv

Kryeministri ynë ankohet gjithmonë për mediat duke i quajtur kazan, gazetarët kadri etj, etj, vetëm e vetëm sepse shkruajnë negativisht për të dhe për qeverisje...

Editorial 16 Nëntor 2020, 07:13

Ora e ujkut

Ora tre e mëngjesit. Pikërisht për këtë orë, Ingmar Bergman bëri një film. Kjo është ora kur gjithçka duket e zezë, kur duket se ka ardhur fundi, por p...

Editorial 16 Nëntor 2020, 06:36

Një sprovë për të shpëtuar tradhëtarin Basha

Lulzim Basha gjendet prej disa ditësh në syrin e ciklonit i akuzuar nga kundërshtarët e tij si njeri që i shërben interesave serbe.Po ti lexosh, një e nga një, ...

Editorial 14 Nëntor 2020, 17:52

Jam konfuze

Është e natyrshme që të kemi një mendim për gjithçka dhe të dimë se çfarë të bëjmë në çdo rast. Mendoni për një çast në një tem...

Editorial 10 Nëntor 2020, 15:29

Refuzimi i Drejtësisë si qëndrim nacionalist

Gjyqi në Hagë për ish-komandantët e UÇK-së që drejtojnë Partinë Demokratike të Kosovës, ka nxitur një reagim pothuajse të unifikuar në Shqipëri. Nga njër...