Ekonomi

Axhenda rajonale e tregtisë: Deri më 2024 hiqen tarifat dhe barrierat jo tregtare

16 Nëntor 2020, 08:01 Nga DOSJA
Axhenda rajonale e tregtisë: Deri më 2024 hiqen tarifat dhe barrierat

TIRANË– Liderët e Ballkanit Perëndimor mbajtën angazhimin për të lehtësuar tregtinë ndërmjet tyre deri në vitin 2024 në samitin që u mbajt në Sofje të Bullgarisë pak ditë më parë.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) publikoi Planin e Ri të Veprimit që udhëheq lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve, duke konfirmuar së pandemia dhe konfliktet politike nuk do të pengojnë lehtësimin e tregtisë në rajon.

Sipas planit të ri të veprimit, vendet e Ballkanit angazhohen të njohin certifikatat dhe rezultatet e testimit për produktet industriale dhe bujqësore, kualifikimet profesionale dhe licencat në turizëm, shërbime të zgjedhura financiare dhe sektorë të tjerë të shërbimeve kryesore në tre vitet në vijim.

Liderët e rajonit ranë dakord të krijojnë one-stop shop në pikat e zgjedhura të kalimit kufitar që ulin kohën e pritjes në 70% të kohës aktuale.

Gjithashtu plani i ri i veprimit përfshin aplikim e procedurave të përbashkëta për monitorimin e tarifave dhe masave të tjera që lehtësojnë tregtinë e shërbimeve dhe mallrave.

Deri më 2024 do të jenë lehtësuar tarifat dhe vendet duhet të përgatiten për t’u bashkuar me zonën e Pagesave të vetme me Euro (SEPA).

Lëvizja e lirë e mallrave, axhenda e re dhe afatet

1.Lehtësimi i tregtisë sipas modelit të tregtisë për produktet industriale në përputhje me acquis të BE (për shembull siguria e lodrave, voltazhi i ulët, GPSD, makineritë) më 2021-2024.

 

Barrierat jo tarifore, afatet

1- Miratimi i Mekanizmit efikas dhe efektiv të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me 2021

Dialogu me sektorin privat

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi ballkani peredimor samiti i sofjes se ballkanit ballkani peredimor samiti i sofjes se ballkanit

Sondazh

Poll