Bota

Përcillet e vetme për në banesën e fundit gruaja e Millosheviç, fëmijët nuk shkuan dot në varrim (VD)

21 Prill 2019, 15:22 Nga DOSJA
Përcillet e vetme për në banesën e fundit gruaja e

SERBI- Kur ka kaluar një javë nga vdekja, gruaja e Sllobodan Millosheviçit, është varrosur sot në Serbi. Për t’i bërë nderime ish-Zonjës së Parë të Serbisë kanë ardhur disa qindra familjarë, miq e simpatizues,. Po në këtë ceremoni nuk ka pasur familjarë të afërt, i biri është në arrati, dhe e bija nuk ka dokumente e jeton në Mal të Zi.

 “Mira Markoviç dhe familja e saj i janë nënshtruar padrejtësive më të mëdha dhe këtë e tregon fakti që nuk kishte takuar të bijën e saj Marinë prej 14 vjetësh. Asnjëherë nuk ka bërë asgjë që ta përmirësojë këtë padrejtësi”, u shpreh Milomir Bullatoviç, ish-Presidenti i Malit të Zi dhe Kryeministër i Jugosllavisë.


Pas ceremonisë, qytetarët erdhën për të shprehur ngushëllimet dhe për të bërë nderime. Disa politikanë morën pjesë, por asnjë zyrtarë shteti. Mira Markoviç u nda nga jeta në datën 14 prill në Rusi. Ajo ishte profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Beogradit, kishte botuar libra dhe punime teorike, si dhe ishte anëtare e Akademisë së Shkencave Sociale të Rusisë. Ish-shefja i JUL-it ka pasur disa operacione në vitet e fundit. Ajo ka qenë në spital në Rusi javën e kaluar dhe gjendja e saj karakterizohej si e vështirë, por jo e rrezikshme për jetën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni mira markoviç percillet per ne banesen e fundit sllobodan milloshevic mira markoviç percillet per ne banesen e fundit sllobodan milloshevic

Sondazh

Poll