Art&Argëtim

“Nëna ime u rrit në jetimore”, Leona Lewis dhe partneri i saj dëshirojnë të adoptojnë një fëmijë për shkak

10 Nëntor 2020, 13:16 Nga DOSJA
“Nëna ime u rrit në jetimore”, Leona Lewis dhe partneri i

SHBA- Në një intervistë, Leona Lewis ka zbuluar se dëshiron të ketë fëmijë dhe ka folur për birësimin me bashkëshortin e saj, Dennis Jauch.

Këngëtarja, u shpreh për revistën “Stella”se do të dëshironte të birësonte një fëmijë për shkak të përvojës së nënës së saj, e cila u rrit në jetimore.

Krijuesja e hitit “Bleeding Love” tha se Dennis, me të cilin u martua në korrik të vitit 2019, dëshiron shumë për të krijuar një familje dhe nëse do të varej nga ai, ata do të kishin shumë fëmijë tashmë.

“Unë dua të kem fëmijë, por Dennis dhe unë kemi biseduar për një adoptim. Nëna ime u rrit në jetimore. Askush nuk e ka adoptuar atë si fëmijë dhe kështu unë dëshiroj shumë të adoptoj. Por akoma jam duke menduar për këtë, se po të ishte për burrin tim do kishim bërë fëmijë tashmë”- është shprehur Leona.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz leona lewis leona lewis

Sondazh

Poll