Art&Argëtim

“Nuk më lë mami”, Klajdi Musabelliu nuk është më pjesë e muzikës, zbulon se me çfarë merret: Jam aktor dublant, jam

10 Nëntor 2020, 11:57 Nga DOSJA
“Nuk më lë mami”, Klajdi Musabelliu nuk është

TIRANË– Klajdi Musabelliu është një këngëtar i njohur i cili prej shumë kohësh ka hequr dorë nga muzika. Ai u bë i njohur tek “Ethet e së premtes” i cili spikati me zërin e tij.

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Aromë Dreke”, i cili ka shuajtur kuriozitetin e të gjithëve duke rrëfyer jetën e tij personale dhe atë profesionale.

Ai është shprehur se nuk ka bërë asgjë të veçantë përveçse është marrë me turistë të huaj nga Siçilia, ku përveçse muzikant tashmë është dhe dublant i cili do ta rendiste si profesionin e dytë që don më shumë edhe pse hera herës i është bërë i pari.

Për momentin, këtë vit nuk kam bërë asnjë gjë përveç se jam marrë me turistë andej nga Siçilia. Kam qejf të bëj ndonjë gjë, por nuk më lë mami (qesh). I kam disa gjëra në mendje, por nuk e di si do shkojë kjo puna e lirisë të Covidit, inshallah nuk po na mbyllin prap brenda. Përveç muzikës unë bëj aktorin dublant, prandaj unë kam humbur se shumë njerëz më thonë ore ku je? Janë filmat vizatimorë dhe ne bëjmë zërat, bëjmë zhapiqe, hardhuca, çfarë nuk bëjmë. Është gjëja më e bukur në botë. Unë do ta rëndisja si profesionin e dytë që dua më shumë edhe pse hera herës më është bërë i pari. Aty e gjej veten plotësisht. Ke atë fëmijën që e nxjerr jashtë transformohesh, bëhesh luan, lepur, mace etj. Është një profesion i shkëlqyer, unë prandaj i mungoj ekranit, sepse duke bërë këtë aktorin dublant dhe zëri të ikën, por nga krahu tjetër është një kënaqësi e paparë sepse unë punoj për fëmijët e vegjël që dashur pa dashur edhe i edukoj dhe feedback që unë marr është i mrekullueshëm. Ata të njohin vetëm nga zëri, nuk ta kanë parë fytyrën, por është një emocion i papërshkrueshëm me fjalë.”- është shprehur Klajdi.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz klajdi musabelliu klajdi musabelliu

Sondazh

Poll