Art&Argëtim

Në lidhje me djalin e Hashim Thaçit?! Kejvina Kthella reagon për herë të parë: Çdo ditë zgjohem me një dashuri të re

9 Nëntor 2020, 10:13 Nga DOSJA
Në lidhje me djalin e Hashim Thaçit?! Kejvina Kthella reagon

TIRANË– Kejvina Kthella është një nga modelet shqiptare që tërheq vëmendjen jo vetëm të shqiptarëve por dhe të shtetasve të huaj, kjo për shkak të pamjes dhe fizikut të saj.

Së fundmi, jeta e saj personale është kthyer në kryefjalë për mediat shqiptare, ku thuhet se ajo ka një lidhje sekrete me djalin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas disa burimeve të afërta, thuhet se shkaku i njohjes së ish-velinës me Endritin ka qenë reperja Tayna.

Por, këto lajme nuk i ka pritur aspak mirë modelja e cila ka vendosur të reagojë përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory ku mohon lidhjen e saj me Endritin, por postimin e ka fshirë pak kohë më pas.

“Portale të dashura që ma keni bërë jetën malore, do ju lutesha shumë të ngadalësoni pak me këto lajmet e dashuriçkave. Çdo ditë zgjohem me një dashuri të re falë jush. Të paktën bëni një lajm në muaj ashtu siç vetëm ju dini të bëni. Edhe do ju këshilloja të bëheni më profesionalë me shkrimet që bëni edhe jo sikur bëni thashetheme në kafe. PS: shkruani ndonjëherë ndonjë gjë të bukur se gratis e keni, shpërndani pak pozitivitet. Faleminderit dhe mos harroni, nesër një të dashur të ri eee”- ka shkruajtur Kejvina.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz endrit thaci kejvina kthella endrit thaci kejvina kthella

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Nëntor 2020, 20:39

TIRANË– Rovena Dilo ka rrëfyer detaje nga marrëdhëniet e saj sentimentale që ka pasur ndër vite. E ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shq...