Aktualitet

Droga e kapur në Malin e Zi, Artan Hoxha ZBULON ku dyshohet: Hetimet janë përqëndruar në Shijak

6 Nëntor 2020, 18:53 Nga DOSJA
Droga e kapur në Malin e Zi, Artan Hoxha ZBULON ku dyshohet: Hetimet

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga droga e gjetur brenda kamionit të kapur në Mal të Zi me 2.6 ton kanabis.

I ftuar në studion e “ABC”, Hoxha ka bërë me dije se droga është ngarkuar në Lushnje por nuk dihet se nga është siguruar sasia e kanabisit. Sipas tij, hetimet janë përqëndruar në Shijak por ende nuk ka informacione të tjera.

Në 2 nëntor kamioni ka hyrë në Kapshticë ka devijuar në Lushnje ka marrë ngarkesën dhe ka vijuar rrugën. Kam informacion që ka ndaluar diku tjetër, por nuk e kam të sigurtë. Por duke qenë një kamion i vulosur nga vendet e BE-së në Hanin e Hotit vetëm i është kontrolluar letrat dhe jo fizikisht. Deri më tani është arrestuar shoferi.Çështja është që të zbulohet se ku ka ardhur ngarkesa. Pasi ngarkesa mund të jetë marrë nga Lushnja por çështja është se nga ka ardhur dhe për momentin hetimet vijojnë në Shijak,”– ka thënë Hoxha.

Droga u kap mbrëmjen e së martës, teksa ishte fshehur brenda një kamioni që ishte mbushur me fruta-perime. Kamioni kaloi ka asnjë problem në pikën kufitare të Kapshticës dhe më pas në Han të Hotit, por ishte pala malazeze ajo që kërkoi hapjen e tij duke gjetur edhe 2.6 ton kanabis. Në flagrancë u prangos shoferi 40-vjeçar i kamionit, Ervis Çalik.

Ndërkohë Dosja.al ka mësuar se Ervis Çalliku, gjithashtu ishte një nga aksionerët e kompanisë “Joel Trans”, me kamionët e të cilës është bërë edhe transporti i lëndës narkotike. Çalliku është bashkë-aksioner me Shkëlqim Kojkun, gjithashtu biznesmen që operon në Durrës. Ndërsa dje u prangosën edhe Përparim Shurdhi dhe Arlind Tabaku.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 2.6 ton kanabis artan hoxha droga brenda kamionit ne mal te zi 2.6 ton kanabis artan hoxha droga brenda kamionit ne mal te zi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2020, 17:14

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka denoncuar një atentat të dështuar, i cili nuk është raportuar nga Policia e Shtetit. I ftuar në “...