Aktualitet

Hapen ‘kartat’! Sulmi me tritol, C4 në vilën e Talo Çelës ishte kundërpërgjigje e Dumanit. I riu çoi “selam” pasi

6 Nëntor 2020, 18:06 Nga DOSJA
Hapen ‘kartat’! Sulmi me tritol, C4 në vilën e Talo

TIRANË“Triol-shpërthim-i afërmi i…,”-këto janë togfjalëshet më të dëgjuara ditët e fundit në kronikën e zezë të vendit. Disa ditë më parë, një shpërthim tritoli tronditi të gjithë anëtarët e familjes Hoxha në Durrës, për të cilët më pas u mësuan se ishin të afërm të Nuredin Dumanit, i shpallur nër kërkim për një sërë ngjarjesh kriminale në vend. Pak ditë më pas, mëngjesin e djeshëm një tjetër shpërthim ndodhi, por kësaj here në Elbasan.

Kësaj here, lënda plasëse ishte fiksuar në katin e parë të banesës së Talo Çelës, gjithashtu një prej të shumëkërkuarve të Policisë, i cili u bë i njohur nga grabitja e ndodhur dy vite më parë në aeroportin e Rinasit. Sipas gazetarit Elton Qyno, dy ngjarjet nuk janë thjesht rastësi, por janë të lidhura me njëra-tjetrën. Pas cënimit të familjarëve të tij, duket se Dumani ka vendosur që t’i dërgojë një mesazh kundërshtarit të tij, për t’i bërë me dije se nuk do të qëndrojë urtë nëse preket tek familja.

Burime nga Policia bëjnë me dije se në kamerat e vendosura pranë banesës së Çelës, ka qënë vetëm një person që ka shkuar dhe ka vendosur C4në një prej shtyllave të vilës. Mesazh për mesazh, dy personazhët e njohur të botës së krimit, kanë treguar me kode se balancat mes tyre janë prishur dhe se pritet “luftë”.

Një muaj më parë në Elbasan, teksa pinte kafen e tij të mëngjesit u vra vëllai i Talo Çelës, Bujari. I dyshuari kryesor për vrasjen ishte Nuredin Dumani, por gjithçka u vërtetua nga një kartëmonedhë 50 euro, në të cilën është gjetur një gjurmë gishti e të riut nga Rrogozhina. Pas vrasjes së vëllait Çela kërkon hakmarrje, ndërsa Dumani duket se i ka të gjitha masat për të mbrojtur veten. Në fund, nëse Policia nuk ndërhyn për prangosjen e tyre, vetëm një prej tyre do t’i ‘mbijetojë’ luftës së përgjakshme, që deri më tani ka marrë jetë të pafajshme.  

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nuredin dumani shperthim me tritol te banesa e talo celes skender hoxha vrasja e bujar celes nuredin dumani shperthim me tritol te banesa e talo celes skender hoxha vrasja e bujar celes

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2020, 17:14

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka denoncuar një atentat të dështuar, i cili nuk është raportuar nga Policia e Shtetit. I ftuar në “...