Art&Argëtim

Covid-19 lë pas Pallatin e Kongreseve, zbulohet se ku do do zhvillohet Festivali i RTSH-së këtë vit

6 Nëntor 2020, 13:33 Nga DOSJA
Covid-19 lë pas Pallatin e Kongreseve, zbulohet se ku do do zhvillohet

TIRANË- Ditën e djeshme, u zbuluan emrat se kush do ta prezantojë Festivalin e Këngës në Radio Televizionit Shqiptar, ku së fundmi sipas zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, Martin Leka, do të mbahet në ambiente të hapura mes datave 17-26 dhjetor.

Ndërkohë regjisori i këtij festivali, Pali Kuke u shpreh se kjo është një kohë e vështirë dhe se është e rëndësishme mënyra se si do t’i qasen Festivalit.

“Është kohë e vështirë që na ra për hise. Është e rëndësishme se si do i qasemi festivalit. Po e bëjmë se është dëshira për të mbrojtur artin e këngën. Është unikal krahasohet me festivalin e 11. U mbajt dhe në 97 dhe nuk u ndërpre”– është shprehur ai për Balkan Web.

Gjithashtu raportohet se për shkak të situatës nga COVID-19, festivali do të mbahet mes zonës së Rektoratit të Tiranës dhe Stadiumit ‘Air Albania’, ndërsa juria do të jetë e përbërë nga shqiptarë.

Burime pranë “TVSH-së” kanë pohuar për revistën “Who” se emrat që përfliten për të drejtuar festivalin e fundvitit do të jenë Jonida Vokshi, Gresa Pallaska, Blendi Salaj dhe Klea Huta.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz edicion i 59 i festivalit te kenges edicion i 59 i festivalit te kenges

Sondazh

Poll