Art&Argëtim

“Ky është trupi im pa filtra”, Bebe Rexha tregon pa komplekse format e saj pas fotove të nxjerra nga paparacët

6 Nëntor 2020, 10:03 Nga DOSJA
“Ky është trupi im pa filtra”, Bebe Rexha tregon pa

ANGLI– Pas fotove të kapura nga paparaci në Meksikë ku format trupore të saj kanë marrë vëmendjen e mediave, ajo ka reaguar përmes disa videove të publikuara në llogarinë e saj të Instagramit.

Ajo shfaqet në video duke treguar trupin e saj me bikini, teksa shprehet se në realitet nuk është ashtu siç e kanë nxjerrë paparacët në fotot që ata kanë publikuar dhe e pranon hapur se ka celulit si çdo femër nëpër botë.

Ndërsa në një postim tjetër ajo ka treguar në laptopin e saj fotot e fotografëve dhe mund ta vërejmë dukshëm diferencën e trupit të saj nga video që ka publikuar ajo dhe fotot e paparacëve.

“Unë shkova në Meksikë me të dashurin tim dhe paparacët postuan disa foto të miat. Dua t’ju tregoj se si unë dukem me rrobabanjot e mia. Ky është trupi im pa filtra dhe nuk ka lidhje me ato fotot e shëmtuara që janë publikuar në media. Kam shenja, strija, celulit, por nuk kam bërë ndërhyrje, nuk e kam prekur kurrë trupin tim. Më pëlqen të ha dhe kam ilaçe për shëndetin mendor, kështu që kjo jam unë.”- është shprehur Bebe Rexha.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bebe rexha bebe rexha

Sondazh

Poll