Art&Argëtim

E emocionuar nga dokumentari, Michelle Obama i dërgon një video-mesazh Beyonce-s

19 Prill 2019, 16:56 Nga DOSJA
E emocionuar nga dokumentari, Michelle Obama i dërgon një video-mesazh

Pak ditë më parë Netflix publikoi detaje nga ‘Homecoming’, dokumentari për Beyonce-n. Ditën e djeshme u publikua dokumentari i Beyonce-s me 40 këngë në bashkëpunim me ‘Coachella 2018’.

Tema kryesore e këtij dokumentari ishte rikrijimi që Beyonce i dha ngjarjes festive Coachella. E njohur ndryshe si Beychella, festivali që mblodhi grupe të ndryshme njerëzish, detajet e festës, ngjyrat e veshjeve të këngëtares dhe gjithë bandës së saj, muzika dhe lëbizjet sinkronizuese pushtuan mediat online në mbarë botën.

Sapo ka parë dokumentarin, një mesazh shumë të ndjerë në emër të artistes së madhe ka dërguar nga profili i saj zyrtar edhe Michelle Obama. E surprizuar nga performanca e artistes në film, megjithëse ia njeh mirë aftësitë, Michelle i dërgon asaj një mesazh në Instagram.

“Unë të inkurajoj që të vazhdosh të thuash të vërtetën, sepse ti mund ta bësh në një mënyrë që askush tjetër nuk mundet”,- thotë Michelle Obama në video-mesazhin e saj.

 

 

So proud of my girl! The Queen has done it again. @Beyonce, thank you for always living your truth. #BeyonceHomecoming

A post shared by Michelle Obama (@michelleobama) on

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz beyonce homecoming michelle obama beyonce homecoming michelle obama

Sondazh

Poll