Ekonomi

Projekt-ligj për rritjen e startup-eve/ Sipërmarrësit e rinj s\’do paguajnë 3 taksa, grante për 24 muaj por ka edhe s

3 Nëntor 2020, 18:31 Nga DOSJA
Projekt-ligj për rritjen e startup-eve/ Sipërmarrësit e rinj

TIRANË– Një projekt-ligj i ri do të kalojë shumë shpejt në Kuvend. Bëhet fjalë për mënyra të reja për të financuar bizneset e teknologjisë dhe të inovacionit. Gazetarja Eliza Gjediku ka bërë me dije se projektligji synon të krijojë një Agjenci të Posaçme, e cila do të asistojë bizneset e reja nga ana fiskale dhe ajo ligjore. 

Të gjithë nismëtarët e startup-eve do të lidhin një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare për Startup-et Inovative “Startup Albania”. Dhe për të rritur sa më shumë numrin e tyre, do të parashikohet që këto biznese të mos paguajnë 3 taksa. Sipas relacionit, shkruhet se për dy vite që quhet periudha e inkubimit, nuk do të paguhet taksa vendore për pasuritë e paluajtshme, të ndërtesës dhe tatim mbi fitimin.

Pas regjistrimit si biznes deri më 24 muaj, të gjithë punëdhënësit  do të përfitojnë grante financiare, garantimin e një pjese të riskut të kreditimit, si dhe masa të tjera në aspektin e promovimit të tyre.

Por projektligji nuk ka parashikuar vetëm mbështetje ndaj bizneseve të reja, pasi flitet edhe për sanksione nga 50 mijë lekë deri në 1 milionë lekë nëse nismëtarët e Start-UP që kryejnë shkelje, si psh: shpërndajnë informacione të rreme, ndryshojnë planin e biznesit, shkelin të drejtat e autorit apo keqpërdorin fondet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi “startup albania” “startup albania”

Sondazh

Poll