Art&Argëtim

Kendall Jenner feston 25-vjetorin, Kim Kardashian dhe Bella Hadid urojnë me pseudonimet e tyre modelen

3 Nëntor 2020, 16:06 Nga DOSJA
Kendall Jenner feston 25-vjetorin, Kim Kardashian dhe Bella Hadid urojnë me

SHBA- Modelja e njohur dhe e dashur për të gjithë botën Kendall Jenner, feston sot 25-vjetorin e saj e cila ka marrë urime të shumta jo vetëm nga fansat por edhe nga njerëzit e saj më të afërt. Vëmendjen më të madhe e mori urimi i motrës së saj Kim dhe shoqja e saj e ngushtë modelja e famshme, Bella Hadid, ku të dyja përveçse e kanë uruar modelen, por edhe kanë zbuluar pseudonimin e saj dmth mënyrën sesi ato të dyja e thërrasin modelen.

“E vogla ime Kenny! Isha 16 vjeçe këtu dhe ti nuk ishe as 1! S’më besohet që tani je 25 vjeç! Gjithmonë mezi kam pritur të të shihja si do të bëheshe kur të rriteshe. Ti ke qenë gjithmonë “kukulla e vogël Keny”. Jam e lumtur që të gjithë gjetëm njëri-tjetrin në këtë jetë. Gëzuar ditëlindjen vajzës më fantastike dhe vajzës më të bukur që njoh!”– janë fjalët e ëmbla të Kim-it për 25-vjetorin e motrës së saj.

“Gëzuar ditëlindjen! Do të marrë të festojmë bashkë shumë shpejt. Ja një foto nga jeta reale që na e shkrepën ndërkohë që unë dhe Kendall i bërtisnim njëra-tjetrës, por e mblodhëm mendjen pas 5 minutash, kështu që çdo gjë është në rregull. Thjesht doja ta rikujtoja këtë moment sepse asnjë tjetër s’ia kalon. “Date”  im i preferuar. Shoqja ime më e mirë e udhëtimeve. Gëzuar ditëlindjen princeshë.”- ka shkruar Bella duke e shoqëruar me disa foto.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bella hadid kendall jenner kim kardashian west bella hadid kendall jenner kim kardashian west

Sondazh

Poll