Art&Argëtim

Kris Jenner mbron ditëlindjen e Kendall mes kritikave të COVID-19: Ne jemi shumë të përgjegjshëm

3 Nëntor 2020, 11:44 Nga DOSJA
Kris Jenner mbron ditëlindjen e Kendall mes kritikave të COVID-19: Ne

SHBA- Gjatë një interviste në “Radio Andy”, Kris Jenner reagoi pas kritikave të njerëzve për ditëlindjen e 25-të të vajzës së saj, Kendall duke treguar se para se të niste ditëlindja të gjithë të ftuarit kanë bërë tamponin.

“Ne jetojmë jetën tonë, duke u pwrpjekur tw jemi thjeshtw njerwz tw mirw. Ne kemi të bëjmë me shumë njerëz që kanë mendime të ndryshme dhe gjithçka që mund të bëjmë është të jetojmë jetën tonë në mënyrën më të mire se si të dimë dhe si të jemi të përgjegjshëm dhe të bëjmë gjënë e duhur dhe ne po e bëjmë atë saktësisht. Para fillimit të ditëlindjes së Kendall të gjithë njerëzit janë testuar para se të hynin në derë dhe kanë pritur gjysmë ore jashtë derisa të merrnin përgjigjen e analizës. Pra ne jemi shumë të përgjgjegjshëm dhe sigurohemi që të gjithë në familjen tonë dhe miqtë tanë më të ngushtë të testohen. Ne bëjmë atë që mundemi, ne respektojmë të gjitha rregullat që duhet të ndiqen. Dhe më pas nëse njerëzit komentojnë dhe kritikojnë, ne nuk mund t’i ndalim. Thjeshtë ne kontrollojmë se si të sillemi, dhe mundohemi të bëjmë më të mirën.”- është shprehur Kriss duke mbrojtur ditëlindjen e vajzës së saj.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kendall jenner kriss jenner kendall jenner kriss jenner

Sondazh

Poll