Ndërron jetë nga COVID-10 kuzhinieri i njohur shqiptar Arben Trepsenishti, miqtë dhe kolegët prekin me postimet e tyre
2 Nëntor 2020, 08:50Nga DOSJA
TIRANE– Koronavirus i ka marrë jetën profesori dhe kuzhinierit të njohur Arben Trepsenishti.
Mbrëmjen e djeshme shefi i kuzhinës humbi jetën me virusin. Nuk dihet se sa kohë kishte Trepsenishti që ishte infektuar me covid, mirëpo duket se gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar aq shumë sa nuk mundi të fitojë betejën me virusin.
Ky ishte një lajm tronditës për miqtë dhe të afërmit e tij, të cilët kanë mbetur të shokuar për ndarjen nga jeta në moshë të re të Arbenit.
“Nje humbje e madhe per kedo qe te njohu..per familjen dhe miqte..mu dridh zemra per kete lajm nga ndarja e jetes nga COVID.. Arben Trepsenishti.Ngushellime gjithe te dashurve dhe familjes…mjeshter dhe profesor ne gatim i padiskutueshem nje petagog me dije te thella..dhe nje djale flori ne shoqeri”, shkruan një nga miqtë e tij.
“E pabesueshme ,akoma sme besohet,sdi cfare fjalesh ngushellimi mund ti thuhen familjes ne kete humbje kaq te madhe. Qofsh I xhenetit miku im“, shkruan një tjetër mik i tij.
Profesor Arbeni ishte një kuzhinier mjaft i njohur, i cili për 25 vite shërbeu në restorantet më në zë të Shqipërisë, ndërsa ishte shumë i respektuar në rrethin e tij shoqëror dhe jo vetëm. Shef Arbeni mbaroi Shkollën Teknologjike (hoteleri – turizëm), dega e ushqimit social 1990 – 1994 dhe arsimin e larte Histori – gjeografi, ndërsa ishte i certifikuar nga Shkolla Hoteleri – Turizëm, në Vjenë, Austri.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gjithmonë e veçantë! Superylli Beyonce është shfaqur në kopertinë e revistës britanike ‘Vogue’, për numrin e tyre speciale të muajit dhjetor...
E ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” ka qenë këngëtarja e njohur nga Maqedonia Kaliopi. Ajo është një artiste mjaft e talentuar dhe me një zë brilant. Gja...
Shumë burra do të dëshironin që të ishin të paktën disa minuta ai. I bukur dhe i rafinuar, njeriu i quajtur Bond – James Bond u bë idhull për shumë njerëz teksa...
TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e kamerave, herë me veshjet e tij dhe herë me gjestet. Kësaj herë kamerat e Panoramës, ...
TIRANE– Fjolla Morina dhe biznesmeni Fisnik Syla do të kurorëzohen në martesë.Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Fjolla po përgatitet për një ceremoni V...
BILISHT– Policia e Bilishtit ka një ndryshim nga ato të rretheve dhe qyteteve të tjera. Ndryshimi është te makina. Nëse prisnit një të sofistikuar e keni ...
Art&Argëtim 1 Nëntor 2020, 09:02
Nga Aurenc Bebja“Paris-presse” ka botuar, të shtunën e 6 majit 1967, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me arsyen e zëvendësimit të mësuesve anglezë me ato fran...
Dashi: Do të duhet t’i përkushtoheni marrëdhënies tuaj në çift, sepse javët e fundit problemet rreth punës dhe të parave ju kanë larguar paksa nga jeta j...