Art&Argëtim

Adriana Matoshi prezanton të dashurin 19 vite më të ri: S’më intereson që më gjykoni për ngjyrën e lëkurës, vetëm Z

31 Tetor 2020, 22:37 Nga DOSJA
Adriana Matoshi prezanton të dashurin 19 vite më të ri:

KOSOVË– Aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi, ka rrëfyer për herë të parë dashurinë me ish-futbollistin e Feronikelit, Keith Groeneveld. E ftuar në “Prive”, Matoshi tregoi se ia rrëmbeu zemrën 21-vjeçari dhe se çfarë e tërhoqi tek ai.

Gjatë intervistës, Matoshi u shpreh se nuk e ka aspak problem diferencën në moshëm e të riun që i ka rrëmbyer zemrën dhe se ajo që kanë pëelqyer tek njëri-tjetri, është shpirti.

 “Unë nuk jam tip që dal shumë, e kam një kafiq që rri aty. Ky ka ardh aty më moti, e kam pa dhe e kam prit si klient, kemi fol edhe aq. Jemi tu u ni shumë mirë me njëri tjetrin, e kuptojmë njëri tjetrin jashtëzakonisht shumë mirë. Unë përpara nuk e kom njoft, edhe ai nuk e ka ditë se kush jam unë. Nuk u dashuru ky në mu për shkak se jam aktore dhe as unë nuk jam dashuru në të për shkak se ëshë futboller. Nashta kjo e ka bo qe na me kanë shumë më të afërt. Në jemi dashuru në shpirtat e njëri tjetrit. Unë kom gjet shumë njerëzi të ky, edhe ky e ka pa që jam shumë përtoke. Jemi pëlqy, na ka ec muhabeti dhe kemi folë për shumë tema që ma përpara nuk kisha me than që kom pas një komunikim të tillë me najkan,”– tha aktorja Adriana Matoshi ndër të tjera.

Vetë Keith tregoi se për herë të parë Adrianën e ka parë në Dar dhe aty e ka vërejtë që ka një zemër të madhe.

Për herë të parë e pashë në Dar, e vërejta se ka një zemër të mirë, të madhe. Është shumë e sjellshme. Pastaj, herën e parë qe dolëm për darkë bashkë folëm për shumë gjëra. Ne folëm për jetën e saj, jetën time, për gjithcka. Për planet tona, për synimet tona. Dhe pastaj, më “zuri”,”- tha ai.

Aktorja, foli më pas edhe për diferencimin e ngjyrës së lëkurës mes tyre. Ajo tha se njerëzit gjykojnë shumë, por që për zgjedhjet e saj mund ta gjykojë vetëm Zoti.

Njerëzit gjykojnë shumë, nisur që nga ngjyra e lëkurës që ne e kemi ndryshe. Por mua nuk më intereson. Mua mund të më gjykojë vetëm Zoti për këto zgjedhje të miat. Pse të thuash diçka të keqë kur mund të thuash diçka të mirë. Familja ime, ndoshta mund të më kundërshtonte në momentin që unë do të kisha lënduar dikë. Unë s’i kam hyrë në hak askujt, kam qenë beqare, ai ishte beqar dhe u lidhëm. Unë i kam mbështetje, dhe më besojnë për gjithçka. I kam përkrah. Edhe fëmijëve të mi ua kam treguar. Me ngadalë e kanë njohur. Jetës nuk i dihetsi do të jetë nesër. Për momentin jam shumë e lumtur. Do të doja që të gjitha femrat shqiptare të trajtoheshin, ashtu siç më bën mua ky të ndihem. Më trajton si princeshë. Kurrë nuk jam ndjerëmë mirë,”- tha ajo.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz adriana matoshi keith groeneveld adriana matoshi keith groeneveld

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Tetor 2020, 21:20

TIRANË– Fotot që po shikoni vijnë nga rrugët e Tiranës, që mbrëmjen e sotme në kuadër të festës së Halloween janë mbushur me të rinj të maskuar. Disa me fy...