Ekonomi

Buxheti 2021 për mbrojtjen, Xhaçka: 2.7 mld lekë më shumë ose 11.8% më i lartë se viti 2020

28 Tetor 2020, 09:31 Nga DOSJA
Buxheti 2021 për mbrojtjen, Xhaçka: 2.7 mld lekë më

TIRANE– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka po zhvillon një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë në lidhje me projekt buxhetin e vitit 2021.

Xhaçka shprehet se buxheti ka pasur rritje në vlerën nominale dhe në përqindje të PBB. Nga komisioni i sigurisë ministrja u shpreh se do të modernizojnë njësitë luftarake si dhe do të mbështesin stërvitjet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

‘Buxheti vijon rritjen si në vlerë nominale edhe si përqindje e PBB. Për vitin 2021, buxheti për mbrojtjen 1.5% e PBB. Buxheti në përputhje me angazhimet në Samitin e Uellsit, 1.75% e PBB në 2022 dhe 1.85% e PBB në 2023. Pavarësisht goditjes së ekonomisë nga pandemia po i përmbahemi angazhimit. Buxheti mbështet shpenzimet për personelin; arsimimin; modernizimin; operacionet brenda e jashtë vendit etj.Rikthyem kompensimin e ushqimit për 4 mijë efektivë të FA, u hoq nga qeveria Berisha në 2013, pak ditë para dorëzimit të pushtetit. Modernizim i njësive luftuese si Forcat Speciale, Batalioni Komando, batalioni i dytë i këmbësorisë etj. Mbështesim stërvitjet e përbashkëta. Në 2021, Defender – 2021, stërvitja dypalëshe me SHBA, më e madhja e zhvilluar në Shqipëri.’- shprehet ministrja.

Ministrja më tej u ndal dhe në pikat që do të jenë si objektiv në vitin e ardhshëm.

‘Objektivat kryesorë të implementimit të programeve të investimeve për vitet e PBA janë: Implementimi i Objektivave te Kapaciteteve dhe përmbushja e deklarimeve dhe detyrimeve ndaj NATO-s; Mbështetja për projektet kryesore të modernizimit të FA; Mbështetja për rritjen e kapaciteteve për përballimin e emergjencave civile; Përmirësimi i infrastrukturës së njësive e reparteve sipas standardeve të NATO-s.’ u tha gjatw mbledhjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi komisioni i sigurise ministrja olta xhacka projekt buxheti 2021 komisioni i sigurise ministrja olta xhacka projekt buxheti 2021

Sondazh

Poll