Politike

Pyetjet e Valterit, ministri Ahmetaj i përgjigjet nga foltorja, pranon gabimet: S’po them që gjërat po bëhen përfekte, po

29 Tetor 2020, 09:34 Nga DOSJA
Pyetjet e Valterit, ministri Ahmetaj i përgjigjet nga foltorja, pranon

TIRANË– Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj i ka kthyer përgjigje pyetjeve të ngritura nga deputeti Halit Valteri lidhur me rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Në fjalën e tij, Ahmetaj tha se kishte nisur puna dhe do të përfundonte në kohë rekord, duke përmendur edhe vendin fqinjë të Italisë, që sipas tij edhe pas një dekade nuk ka përfunduar procesin e rindërimit.

Megjithatë Ahmetaj, i siguroi të gjithë deputetët se puna po vijon dhe se po bëhet me “zemër” edhe pse gjithçka mund të mos jetë perfekte.

“Jam në dispozicion edhe jashtë këtyre mureve. Italia ka 4-10 vjet vonesa për procesin e rindërtimit. Ka filluar nga vlerësimi dhe më pas ka vijuar në detaje shkollë për shkollë. Kemi një proces që na jep mundësinë që 4 programet, ku reverohem granteve, sot kemi filluar. Shteti ka marrë përsipër të ndërtojë shtëpitë nga e para. Është unikë sepse shumë pak vende në botë kanë një program kaq social. Italia rëndom jep për banorët e dëmtuar jep kredi të buta. Ne hoqëm dorë nga kjo formulë. Shtetit ka marrë në dorë ndërtimin. Na thanë që si ka mundësi që jeni kaq socialistë? Jepini me qera, pa të drejtë t’i shesin. Jo! Pronat do të shkojnë tek qytetarët. Nuk ishte fatkeqësi që erdhi për shkakun tuaj, timin apo të qeverisë. Shumë pak kush ose askush më mirë nuk ka arritur që ta parashikojë. Nuk po them që gjërat po bëhen përfekte por me përgjegjshmëri. Sot janë alokuar 34 mld lekë. Viti 2020 ka 34 mld, ndërsa vitin tjetër kemi 28 mln lekë dhe më pas në vitin 2022 në rast se ngelet ndonjë gjë, janë caktuar 6 mld lekë,”-tha Ahmetaj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj seanca plenare 29 tetor 2020 arben ahmetaj seanca plenare 29 tetor 2020

Sondazh

Poll