Ekonomi

ME VIDEO: Rama iu kthye keq! Eksperti i ekonomisë përllogarit taksat që paguan gazetarja, “sfidon” kryeministrin: Zoti mo

24 Tetor 2020, 18:31 Nga DOSJA
ME VIDEO: Rama iu kthye keq! Eksperti i ekonomisë përllogarit taksat

TIRANË– Eksperti i ekonomisë Pano Soko i është rikthyer një deklarate të kryeministrit Edi Rama, disa ditë më parë në një konferencë për shtyp. Teksa fliste për ekonominë, Rama u pyet nga gazetarja Marsela Karapanxho, se me çfarë parash do t’i sillte, mbi 100 qytetarët e Kukësit nga Londra për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit. (REPLIKAT)

Rama nuk i ka dhënë asnjë përgjigje duke u shprehur me ironi se të gjithë flisnin për taksa por nuk e kishin idenë sesa paguanin. Si ekspert i ekonomisë, Soko i ka dhënë përgjigjen kreut të qeverisë, duke përllogaritur taksat që paguan një i punësuar në Shqipëri. 

 

“Supozoj se po merr 70 mijë lekë të reja, nga të cilat taksa direkte jep plot 31 mijë lekë të reja. Ndërsa në total tatim direkt dhe indirekt, paguan gati 50 mijë lekë të reja. Me 70 mijë lekë të reja, Marsela paguan 6 milionë lekë të vjetra taksa në vit. Në kapitalizëm ai që paguan është pronari, ai që paguhet është punëtori. Ti e di vetë se çfarë je. Ti paguhesh nga ne, të paguajmë rrogën dhe eksporata, pritjet përcjelljet, etj. Ti se di sesa paguajnë taksa njerëzit. Ti merresh me gazetare të sjellshme dhe me edukatë, tuten para një mashkulli arrogantë. Shpresoj shumë të të ndihmojë Zoti që mos të të vërë përpara meje,“-shpjegon ai ndër të tjera. 

POSTIMI I PLOTË: 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi edi rama pano soko edi rama pano soko

Sondazh

Poll