Ekonomi

Tentativa për ta bërë Shqipërinë “parajsë fiskale”, kush po kërkon ta mbyllë regjistrin e bizneseve në vend?

22 Tetor 2020, 10:17 Nga DOSJA
Tentativa për ta bërë Shqipërinë “parajsë

A do të bëhet Shqipëria “Parajsë fiskale”? A do të mbyllet regjistri i biznesit në mënyrë që të mos kenë akses mediat dhe qytetarët? Një proces i dyshimtë po zhvillohet në fshehtësi.

Shumë biznese po lobojnë për Regjistër të Mbyllur në Shqipëri. Nuk është çudi që zyrtarë që punojnë edhe në shtet edhe në biznese përfaqësimi e konsultimi po paguhen mirë në biznesin e tyre që të garantojnë standard mbyllës të regjistrit tonë të biznesit. Kjo është arsyeja që AIS punon për Open Corporates Albania.

Nëse ka një Iniciativë që Qeveria Shqiptare duhet të aplikojë për të ulur mundësinë e pastrimit të parave (kriminale) është ajo e aplikimit të regjistrit të Hapur të biznesit. Open Corporates standard. Qeveria nuk ka bërë ndonjë hap për të përmirësuar standardin e aksesit publik të regjistrit madje ka krijuar disa filtra të kontrollit dhe tërheqjes automatike të informacionin duke kontribuar për vështirësi në përdorim.

Ja shembulli: Shtetasi indian që pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar një pjesë të parave të skemës mashtruese i solli edhe në Shqipëri. Paratë u përdorën për blerje asetesh dhe kapitali. Nëse regjistri i biznesit do të ishte i hapur dhe emri i personit i kërkueshëm në makina kërkimi (google), çdo kush në mbarë botën do e kuptonte se ku po shkojnë paratë e një aktiviteti mashtrues.

Në rastin e Shqipërisë këtë e kuptuan për një kohë të gjatë vetëm ata që zotërojnë informacionin e arkivës publike.

Në rast se do të mbyllet regjistri, Shqipëria do të bëhet vendi i preferuar për paratë e pista. Kontrolli i organeve ligjzbatuese ndaj bizneseve të dyshimta do të shndërrohet në procedurë burokratike dhe kontrolli i mediave, i pamundur. Ky do të ishte një hap i madh mbrapa edhe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

(E.A/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi dosjaeditorial mbyllja e qkb parajsa fiskale dosjaeditorial mbyllja e qkb parajsa fiskale

Sondazh

Poll