Art&Argëtim

Përmbushet profecia e Viktor Hygo-s, si e parashikoi ai djegien e Notre Dame

18 Prill 2019, 07:24 Nga DOSJA
Përmbushet profecia e Viktor Hygo-s, si e parashikoi ai djegien e Notre

Viktor Hygo e kishte përshkruar me një përpikmëri frikësuese momentin që flakët do të gllabëronin Katedralen ikonë të Parisit, “Notre Dame”, në romanin e shkruar në vitin 1831.Tani, njerëzit duket i janë kthyer pikërisht letërsisë për t’i ndihmuar të vajtojnë “Notre Dame”-in.

“Katedralja e Parisit” e Hygoit u shndërrua në librin më të shitur në “Amazon” pas shkatërrimit të pjesshëm të saj nga flakët. Gjenialiteti i shkrimtarit të madh po merret për profeci, por ndërkohë teoritë konspirative këmbëngulin se ka një profeci të vërtetë në këtë mes, atë të Nostradamusit, që e ka parashikuar sipas tyre këtë ditë.

“‘Zonja jonë’ do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë. Me ardhjen e pranverës, një kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët”, thuhet të ketë shkruar ai, duke parashikuar kështu djegien e katedrales.

Ngjashmëria është e madhe mes asaj që panë sytë e të gjithë botës, pasditen e së hënës, dhe përshkrimit që i bën gjiganti i letrave franceze, momentit kur Quasimodo përdor zjarrin dhe gurët për të luftuar me turmën poshtë, me bindjen se kështu do të shpëtonte Esmeraldën.

“Sytë e të gjithëve ishin drejtuar te maja e katedrales. Ajo që po shihnin tani ishte diçka e jashtëzakonshme. Në galerinë më të lartë, përmbi rozetën qendrore, dukej një flakë e madhe që ngrihej ndërmjet dy kambanareve në një vorbull shkëndijash; ishte një flakë e madhe, e çrregullt dhe e furishme, së cilës era i rrëmbente herë-herë ndonjë thekë, së bashku me tymin. Nën atë flakë, përfund parmakut të errët me tërfila vezullues, dy ullukë që dukeshin si dy gryka përbindëshash villnin pa pushim atë shi të zjarrtë, currilet e argjendta të të cilit shndritnin në pjesën e poshtme të zymtë të fasadës”

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete katedralja notre dame parashikim shkrumbohet viktor hygo katedralja notre dame parashikim shkrumbohet viktor hygo

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Prill 2019, 18:27

Ata të Rinasit presin

Ata të Rinasit presinTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...