Editorial

Brdariç: “Jam i lumtur që punoj në Shkodër”

15 Tetor 2020, 12:52 Nga DOSJA
Brdariç: “Jam i lumtur që punoj në Shkodër”

Gjermani Thomas Brdariç, është trajneri që do të drejtojë Vllaznisë këtë sezon. Ai ka kohë që është në krye të skuadrës shkodrane, të cilën tashmë e njeh mire dhe pretendon të arrijë Europën me të. Madje trajneri 43-vjeçar e sheh Vllazninë si një mundësi fantastike që më pas të drejtojë një ekip profesionist në Gjermani.

Në një intervistë për “SportBuzzer”, Brdariç u ka treguar gjermanëve për Shkodrën, për futbollin shqiptar, duke vlerësuar nivelin e tij, pa i fshehur ambiciet e tij personale për të ardhmen.

“Në Shqipëri është ende 25 gradë dhe dielli është akoma i fortë. Jam plotësisht i lumtur që punoj në Shkodër. Kampionati shqiptar mund të keqkuptohet në Gjermani, por ne kemi ekipe këtu që kanë luftuar për kualifikimin në “Europa League”.

Tani kemi një bojkot në kampionatin tonë. Është si të jesh nëntë muaj shtatzanë dhe duhet ta fillosh me ritëm të ngadaltë. Koha e pritjes është mjaft e gjatë. Unë dua që të shkojmë në Europë, dua t’i dërgojë lojtarët deri në atë nivel. Ky hap është i rëndësishëm për mua dhe mundësi e shkëlqyer që të tregoj veten.

Kam ambicie të madhe që të marrë një ekip profesionist në Gjermani pas një kohe. Duhet të largohesh nga ideja se trajner quhesh vetëm nëse ke drejtuar në kategorinë e 1 dhe të 2 në Gjermani. Ky ishte edhe qëllimi im duke dalë jashtë vendit. Ndonjëherë duhet të bësh rrugë të tilla për të mbërritur te objektivi”,- është shprehur gjermani Thomas Brdariç.

B.T. (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial

Sondazh

Poll

Editorial 15 Tetor 2020, 09:16

Negociata me NPK-në

1.Brenda disa ditësh dy politikanë të njohur në Serbi, njëri përherë i pushtetit dhe tjetri pothuajse përherë i opozitës, prekën njërën prej pikave më neuralgji...

Editorial 8 Tetor 2020, 07:12

Grekët dhe turqit, miqësi e vështirë

Gjyshja ime ka jetuar në Janinë. Një grua e mrekullueshme që më ka dhënë shumë dashuri e gatuante enkas për mua. E çuditshme, që sa herë që nuk e haja de...

Editorial 5 Tetor 2020, 12:57

Shumica absolute që zbulon mashtrimin e Ramës

Ata që thërrisnin fitore në 30 korrik, kur Parlamenti i cunguar votoi ndryshimet kushtetuese për të hapur listat, sot ishin viktima. Vetëm 2 muaj u deshën për t...