Editorial

Partia Demokratike akuzon Ramën: U shet shqiptarëve si arritje shpenzimet e luksit për zyrat e tij, boll shite si sukses vjed

12 Tetor 2020, 08:01 Nga DOSJA
Partia Demokratike akuzon Ramën: U shet shqiptarëve si arritje

TIRANE– Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me shpenzimet e kryeministrit Edi Rama. Nëpërmjet ekspertit të ekonomisë, Dorjan Teliti, akuzohet Rama se po u shet shqiptarëve si arritje shpenzimet e luksit për zyrat e tij.

Teliti shkruan se Rama ka shpenzuar miliona euro për blerje, mobilime dhe rikonstruktime të ndryshme e se nuk ka bërë asnjë përmirësim për qytetarët.

Postimi i plote i Telitit: 

Në 7 vite, Edi Rama ka shpenzuar:

85,5 milion euro për blerje/qira operacionale/servis makinash;

25 milion euro për mobilim zyrash;

109 milion euro për rikonstruksion zyrash dhe godinash qeveritare;

4.5 milion euro për godinën e OSHEE-së;

3.2 milion euro vetëm për zyrat e Kryeministrisë;

1.25 milion euro për rikonstruksionin e zyrave të Albcontrol-it.

Asnjë përmirësim të shërbimit për qytetarët nuk kanë sjellë këto shpenzime marramendëse, ndërkohë që tarifat vetëm shtrenjtohen!

Radhët përpara zyrave të shtetit vazhdojnë të zgjaten!

Ryshfeti për të marrë shërbim vazhdon të shtrenjtohet!

Rama dhe enturazhi i tij vazhdojnë të majmen dhe të kridhen në luks!

Por, luksin dhe zdërhalljen e tyre me paratë e buxhetit, shqiptarët nuk e quajnë arritje!

E quajnë thjesht vjedhje!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial dorjan teliti edi rama dorjan teliti edi rama

Sondazh

Poll

Editorial 8 Tetor 2020, 07:12

Grekët dhe turqit, miqësi e vështirë

Gjyshja ime ka jetuar në Janinë. Një grua e mrekullueshme që më ka dhënë shumë dashuri e gatuante enkas për mua. E çuditshme, që sa herë që nuk e haja de...

Editorial 5 Tetor 2020, 12:57

Shumica absolute që zbulon mashtrimin e Ramës

Ata që thërrisnin fitore në 30 korrik, kur Parlamenti i cunguar votoi ndryshimet kushtetuese për të hapur listat, sot ishin viktima. Vetëm 2 muaj u deshën për t...

Editorial 4 Tetor 2020, 12:59

Shqipëria duhet të distancohet nga Edi Rama

Për të gjithë ata që nuk u shkojnë teksteve deri në fund, dëshiroj ta bëjë të qartë që në fillim: Lulzim Basha nuk është model i politikanit për të cilin unë i ...

Editorial 3 Tetor 2020, 05:38

Asnjë sistem nuk është i përjetshëm

Imagjinojeni, sikur nga njëra ditë në tjetrën jeta juaj të ndryshojë komplet. Ti humbet vendin e punës. Kualifikimet që ke nuk të hyjnë më në punë. Vlerat shoqë...