Art&Argëtim

‘Ashtu si e keni zemrën jua bën zoti’, Alketa Vejsiu: Këto komente ta heqin trurin fare

17 Prill 2019, 07:06 Nga DOSJA
‘Ashtu si e keni zemrën jua bën zoti’, Alketa Vejsiu:

Moderatorja Alketa Vejsiu ka ndarë në rrjete sociale ngjarjen e dhimbsshme, që ndodhi në Paris, ku katedralja ‘Notre Dame’ mbeti pothuajse e shkatërruar nga flakët.

Megjithatë komentues të ndryshëm kanë bërë kritika se pse nuk bëjnë të mëdha çeshtjet që prekin fëmijët që masakrohen çdo ditë në Siri apo gratë e dhunuara.

Alketa Vejsiu e revoltuar nga këto komente ka bërë një replikë të gjatë.

Ndjekësja: Mos moj Alketa Vejsiu, se çfarë të bëri ty kjo, të mori jetën të mori fëmijën, të mori bukën nga goja apo çfarë. Pse nuk flisni për ngjarjet në Siri? Pse nuk i zmadhoni kaq shumë për fëmijët që masakrohen, për gratë që përdhunohen, për prindërit që lihen në rrugë, për varfërinë? Ashtu si e keni zemren Zoti ju bën.

Alketa Vejsiu: Këndvështrimi i disave në këto komentet ta heq trurin fare. Krahasime jashtë kontekstit, absurd komplet; c’hyn Siria, Uria, Shqipëria, Myslimanët e të Krishterët mor Zot?!Këtu po flasim për një pasuri ndërkombëtare epokale të njerëzimit, që e perpiu tymi. Ndjesia që një gjë e bukur që ju përket të gjithëve, s’do të jetë më, shkakton trishtim. Për Arkitekturën, Kulturen, Historinë nuk po flas; thjesht kisha parasysh disa kujtime personale para kësaj ndërtese unike, dhe kisha parasysh që gjithçka që shkruhet në Libra s’do mund të ilustrohej më. Për fat thonë që një pjesë e Kishës ka shpëtuar, por mendjet e disave si t’i shpëtojmë?

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu katedralja notre dame komente kritika ngjarjet në siri alketa vejsiu katedralja notre dame komente kritika ngjarjet në siri

Sondazh

Poll