Art&Argëtim

(FOTO) Filmi që i ndryshoi seksualitetin Demi Lovatos, këngëtarja: Shkruaja këngë për vajza, njerëzit nuk e kuptonin

12 Tetor 2020, 06:35 Nga DOSJA
(FOTO) Filmi që i ndryshoi seksualitetin Demi Lovatos,

SHBA– Këngëtarja Demi Lovato ka rrëfyer se kur ka qënë më e re shkruante këngë për vajza, kjo pasi ishte inspiruar nga një film që kishte si personazhe kryesore lezbiket.

Demi tregoi se nisi të kuptonte mbi seksualitetin e saj kur po ndiqte filmin ‘Cruel Intentions’ të vitit 1999.

Ndodhi kur isha shumë e re dhe po shihja Cruel Intentions, që përfundimisht, s’duhej të isha duke e parë në atë moshë dhe ishte ajo skena ku ato puthen në lëndinën e parkut”, rrëfeu ylli i popit, gjatë eventit “Coming Out 2020” të Facebook.

Momenti i filmit të cilit, Demi i referohet është puthja ikonike e Sarah Michelle Gellar dhe Selma Blair dhe këngëtar, asokohe adeleshente mendoi ta provonte dhe ajo diccka të tillë.

“Mendova, prit pak, mua po më pëlqen shumë kjo. Dua ta provoj. Dhe kur isha 17 vjeç, sigurisht, e provova.”, shtoi ajo. Lovato vazhdoi të shpjegojë sesi seksualiteti ka ndikuar këngët e saj, dhe la të kuptohet se fansat nuk e kanë kuptuar se disa këngë dashurie, në të vërtetë iu janë dedikuar grave.

“Kishte raste që shkruaja këngë për vajzat dhe fansat e mi mendonin se i shkruaja për djemtë. Jam e befasuar si disa prej tyre nuk e kuptonin se disa nga këngët e mia ishin për njerëz të caktuar. Unë po i ndaja eksperiencat e mia me botën, megjithatë nuk isha plotësisht e qartë me ato që thoja. Sidoqoftë, muzika ka qenë e vetmja hapësirë e sigurt për mua. Të gjitha këngët e mia janë të bazuara në përvojat personale. Nuk mendoj se është e gabuar të eksperimentosh.”, shtoi ajo.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz demi lovato këngëtare demi lovato këngëtare

Sondazh

Poll