Ekonomi

Arsimi i lartë në Shqipëri me hendek të lartë cilësor në raport me rajonin dhe BE

9 Tetor 2020, 07:16 Nga DOSJA

SHQIPERI-Rritja e investimeve në kapitalin njerëzor dhe ndaj ndryshimeve klimatrike do të jetë thelbësore për të përmirësuar standardet e jetesës dhe për të nxitur rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në të ardhmen.

Në projeksionet e reja për ekonominë globale Banka Botërore analizoi se, pandemia Covid -19 ka cënuar rëndë shëndetin e popullatës në rang global dhe gjithashtu ka goditur arritjet arsimore kudo në botë.

E parë në këtë këndvështrim Shqipëria renditet nga vendet më të prekura në botë për shkak se arritjet e saj në arsim janë të dobëta edhe pa pandeminë. Në një indeks për vitet arsimore të përkthyera në cilësi, Shqipëria dhe Bosnja renditen nga Banka Botërore me nivelin më të ulët të dijeve të marra nga arsimi i lartë.

Arsimi lartë përkthehet në 0.66 vite dije në Shqipëri (për rezultatin mesatar të standardizuar të cilësisë për arsimin e lartë, Banka Botërore mori në konsideratë rezultatet e cilësisë në secilën prej gjashtë renditjeve me mira të universiteteve).

Në Turqi dhe në vendet e Ballkanit Përëndimor indeksi i cilësisë së dijeve në arsimin e lartë është mbi 0,81 vite. Ndërsa në vendet e BE ky indeks është 1.38 vite.

Hendeku i cilësisë arsimore (shiko tabelën bashkëngjitur) në Shqipëri është 40 për qind në raport me vendet perëndimore.

Vitet e arsimit të lartë të rregulluara me cilësinë në Evropë dhe Azinë Qendrore duhen të jenë pjesë e axhendës e reformave për të rritur rritjen e produktivitetit, për të përmirësuar klimën e investimeve, dhe nxisin zhvillimin dixhital sugjeroi Banka Botërore.

Pandemia COVID-19 ka goditur kapitalin njerëzor direkt në Evropë dhe Azinë Qendrore, duke ndikuar negativisht në arsim dhe shëndetësi. Mbyllja e shkollave çoi në humbje të të mësuarit, ekuivalent me një të tretën e një vitt të plotë shkollimi.

Gjithashtu pandemia ka të ngjarë të përkeqësojnë pabarazinë, duke ndikuar në mënyrë disproporcionale tek studentët nga prejardhje nga familje të varfëra të disavantazhuara.

Nga ana tjetër Covid-19 ka vrarë mijëra njerëz, teksa mijëra të tjerë janë në mbijetesë dhe shumë të tjerë kanë pësuar dëmtime afatgjata në shëndetin e tyre. Shërimi nga pandemia do të kërkojë investime të forta si në arsim, ashtu edhe në shëndetësi.

Në frontin shëndetësor, vetëm mbijetesa nuk është e mjaftueshme. Njerëzit e rritur duhet të qëndrojnë të shëndetshëm dhe aktiv, për të vazhduar të mësuarit dhe përvetësimin e aftësive gjatë gjithë jetës dhe jo vetëm në vitet e para këshillon Banka.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi arsimi i larte ne shqiperi arsimi i larte ne shqiperi

Sondazh

Poll