Ekonomi

Dërgon “hahaha”? Psikologia analizon personalitetin: Personi që ka frikë dhe s’është guximtar e tregon me mesazhe

8 Tetor 2020, 18:10 Nga DOSJA
Dërgon “hahaha”? Psikologia analizon personalitetin: Personi

Në emisionin Rudina në Tv Klan është trajtuar një temë shumë interesante që lidhet me të gjithë ne. Do flasim për mesazhet dhe mënyrat e dërgimit të tyre. Nuk ka rregulla të shkruara se si duhet të dërgojmë një mesazh, por ka mënyra të ndryshme se si i shkruajmë dhe pikërisht ato mesazhe tregojnë shumë për ne se çfarë lloj karakteri jemi. Në studio janë ftuar Zhaklin Lekatari, gazetare dhe Sex Blogger, Rudi Hizmo moderator, Sibora Bitri moderatore dhe në një lidhje direkte Aba Zeneli psikologe për të folur më gjatë për këtë temë.

 

Psikologia ka treguar se njerëzit që shkruajnë shpesh “hahahaha” në mesazhe janë frikacakë dhe jo të guximshëm.

““Hahahaha” apo “Lol” tregojnë se kemi një person që nuk mban një qëndrim, ka frikë ose nuk guxon, kështu që për mos ta prishur me tjetrin i shkruan një “hahahaha” në fund dhe është në rregull.

Kurse njerëzit që shkruajnë mesazhe njëri pas tjetrit, janë kërkues, dinë se çfarë duan, e kanë kontrollin, por nga ana tjetër, njerëzit i shohin si të paduruar dhe shqetësues me këto mesazhe të njëpasnjëshme por nuk është ashtu, këta janë njerëz të cilët duan dhe kërkojnë me këmbngulje një përgjigje. Janë këmbëngulës dhe guximtarë”, është shprehur psikologia.

Marrë nga tvklan.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale aba zeneli aba zeneli

Sondazh

Poll

Ekonomi 7 Tetor 2020, 09:27

Banka Botërore në raportin e saj të fundit të Rishikimit Ekonomik të vjeshtës për Europën dhe Azinë Qendrore evidenton në seksionin për Shqipërinë, se kriza po ...