Ekonomi

Rrëzohet amnistia fiskale! Angjeli e pranon: Kishte mangësi dhe na dolën kundër ndërkombëtarët, drafti i ri do të shmang

1 Tetor 2020, 20:37 Nga DOSJA
Rrëzohet amnistia fiskale! Angjeli e pranon: Kishte mangësi dhe na

TIRANË– Amnistia Fiskale është tërhequr përfundimisht. Është Anastas Angjeli, ai që deklaroi se maxhoranca nuk ka ende një draft cilësor për t’u miratuar. Në një intervistë për Report Tv, Angjeli deklaroi se janë disa kushte thelbësore që i mungojnë projektligjit ekzistues që ka mbetur në komisionet parlamentare, por që sipas deputetit, do të ndryshohet.

Angjeli shtoi se ndikim në këtë tërheqje të draftit kanë luajtur edhe kritikat e ndërkombëtarëve.

Kësaj nisme niveli teknik profesional dhe stafi juridik nga qeveria dhe në Kuvend ende nuk ka rritur ti paraqes një akt ligjor cilësor që t’ju përgjigjet kushteve të vizionit që shfaqi kryeministri. Nuk është dramë që të vonohet dhe të tërhiqet, që ai të vij një akti ligjor tërësisht të përshtatur me disa kushte.

Kushti i parë është konsensusi politik sepse pa një konsensus të gjerë nuk mund të realizohet. Kushti i dytë është një konsensus me faktorët e interesi, të cilët kanë shprehur kritika të drejta dhe nuk mund të realizohen me akte nënligjore por duhet të rishikohen në ligj. Duhet të jetë ligj transparent, që mbyll shtigjet e pastrimit të parave dhe burimeve jo të ligjshme të aseteve të formuara në rrugë kriminale. Duhet të ketë një vijë sjellje me reformën ne drejtësi. Pra amnistia fiskale, ligji duhet të jetë i harmonizuar me ligjet e reformës në drejtësi. Në draftin ekzistues ishin parashikuar shumë pak dhe në mënyrë jo të plotë, linin shkas për debat dhe kësisoj nuk mund që të miratohen me një të ngritur të dorës gjërat të cilat nuk realizojnë atë që kishim qëllim. Së treti kemi një kundërshtim nga FMN, nga partnerët tanë kryesor BE, SHBA, nuk janë prononcuar pozitivisht për aktin ekzistues. Nuk kundërshtojnë amnistinë në parim pasi është bërë ne shumë vende. Por ajo është e lidhur me kushtet ekonomike të një vendi me nivelin e informalitetit, dhe kushtet aktuale kërkohet të ketë një kujdes të jashtëzakonshëm,”– u shpreh Angjeli.

Maxhoranca është tërhequr dy herë nga votimi i projektligjit për amnistinë fiskale, e cila do të kalonte në Kuvend para pak javësh. Projektligji ishte miratuar në Konferencën e Kryetarëve por nuk figuroi në rendin e ditës më 22 shtator.

Ishte maxhoranca, ajo që edhe e hartoi si projektligj, që “amnistia fiskale” të miratohej që në korrik, duke e lënë për t’u diskutuar në shtator. Asokohe ishte deputetja Evis Kushi, ajo që kërkoi shtyrjen e afatit, duke ngulur këmbë se nuk ishte tërheqje e qeverisë, por fitim kohe për të arritur një dakordësi dhe konsensus.

Amnistria fiskale është kundërshtuar nga grupet e interesit dhe nga FMN e Komisioni Evropian. 

Amnistia fiskale me draftin e vjetër, synonte që brenda një viti paratë që janë jashtë bankave të fituara nga individët nga puna në të zezë edhe bilancet e dyta të bizneseve të futen në sektorin bankar pa verifikuar burimin e tyre. Mjaftonin tre fasha dhe një tatim nga 5% në 10% në varësi të kohës së deklarimit, për të deklaruar gjithçka. Për aministinë ka pasur kritika edhe nga ana e Opozitës, e cila e ka cilësuar si një draft që do t’i shërbente krimit për pastrimin e parave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi amnistia fiskale anastas angjeli rrezohet amnistia fiskale amnistia fiskale anastas angjeli rrezohet amnistia fiskale

Sondazh

Poll