Art&Argëtim

Stresi nuk stresohet! Rezultoi pozitiv me COVID-19, por reperi thyen vetëizolimin, feston me shokët e tij

28 Shtator 2020, 12:23 Nga DOSJA
Stresi nuk stresohet! Rezultoi pozitiv me COVID-19, por reperi thyen

TIRANE– Reperi i njohur Stresi rezultoi pozitiv me koronavirus pak ditë më parë. Lajmin e bëri me dije vetë reperi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Teksa tregoi se menjëherë do të vetëizolohej, ai këshilloi dhe ndjekësit e tij të bënin kujdes. Mirëpo, duket se këto fjalë nuk i ka vënë në zbatim, pasi ai jo vetëm nuk është izoluar, por është shoqëruar me persona të tjerë, duke rrezikuar kështu përhapjen e virusit.

Për më tepër, reperi ka treguar se ka qenë dhe i pranishëm në një festë ditëlindjeje gjatë mbrëmjes së djeshme.

Mirëpo ne na lind pyetja, dhe me të drejtë: A nuk duhej të ishte i izoluar? Në karantinë?

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz stresi me covid stresi me covid

Sondazh

Poll