Ekonomi

Udhëzimi/Ndryshojnë procedurat e kalimit të pagesës për shitjet e shtëpive, do procedohen noterët që përdorin llogari b

28 Shtator 2020, 09:56 Nga DOSJA
Udhëzimi/Ndryshojnë procedurat e kalimit të pagesës për

SHQIPËRI- Ndryshojnë procedurat e kryerjes të pagesës nga noteri për rastet e shitjes të pasurive të paluajtshme. Udhëzimi i përbashkët i ministres të Financave, Anila Denaj dhe minstres të Drejtësisë, Etilda Gjonaj i botuar në Fletoren Zyrtare, shfuqizon rregullat e miratuara në vitin 2012.

Në udhëzim shtohen 6 pika të reja, siç është ajo që përcakton rrugët që duhet të ndiqen në rast se noteri pezullohet nga detyra, ndërron jetë ose arrestohet. Në këto rrethana do të jetë Dhoma Kombëtare e Noterisë që do të caktojë noterin zëvëndësues për ekzekutimin e kontratave të shitjes.

Për kryerjen e transaksioneve financiare sipas udhëzimit të ri, noteri nuk mund të përdorë llogaritë e tjera në emrin e tij apo të biznesit. Në rast se paratë e shitjes transferohen në këto llogari, ai  është i detyruar ta kthejë menjëherë transaksionin e kryer në adresën nga kanë ardhur. Çdo veprim tjetër i noterit, në kundërshtim me këtë udhëzim, konsiderohet shkelje e rëndë dhe përbën shkak për procedimin disiplinor, sipas ligjit.

Një pikë tjetër që shtohet është ajo që ndalon që me paratë depozituara në llogarinë e noterit për blerje të pasurive të paluajtshme të kryhen veprime përmbarimore apo për shlyerje detyrimesh për administratën tatimore nga noteri kundrejt palëve të treta.

Procedurat e reja ndalojnë tërheqjen e parave nga noteri në llogarinë e posaçme bankare, por ai gëzon të drejtën për të kryer vetëm transferime në llogaritë bankare të palëve, sipas parashikimeve të akteve noteriale.

Udhëzimi i plotë

Procedurat teknike për kryerjen e pagesës në rastet e kalimit të pasurive të paluajtshme,do të kryhen sipas këtyre rregullave:

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi procedurat për shitjen e banesave shitja e shtëpive procedurat për shitjen e banesave shitja e shtëpive

Sondazh

Poll

Ekonomi 26 Shtator 2020, 11:41

Biznesi i “përkëdhelur” i koncesioneve

Koncesionarët e vjetër e të rinj kanë raportuar një aktivitet të qëndrueshëm në vitin 2019, ndërsa disa prej tyre janë ndikuar këtë vit nga pandemia e COVID-19“...