Ekonomi

Mbahet online për herë të dytë “Turneu i shpresës”: Bota nuk vuan vetëm prej COVID 19. Liderët botërorë thirrje pë

27 Shtator 2020, 14:26 Nga DOSJA
Mbahet online për herë të dytë “Turneu i

KORE E JUGUT- Është mbajtur turneu i dytë i Shpresës. Në takimin online të zhvilluar për herë të dytë kanë marrë pjesë liderë botëroë të politikës, ekonomisë, arsimit dhe religjionit, takim i cili është ndjekur në kohë reale nga miliona njërëz anë e mbanë botës. Edhe në këtë “Turne të shpresës” është  përmendur fakti që Covid-19 nuk është kërcënuesi i vetëm i njerëzimit dhe se është koha për reflektim dhe  reagim.

Në takimin Online “Rally of Hope”, Federata Universale e Paqes në këtë turne të dytë të shpresës ka mbledhur udhëheqës nga e gjithë bota janë për paqen bazuar në idealet e ndërvarësisë, prosperitetit të ndërsjellë dhe vlerave universale.

Dr. Hak xha Han Mun, bashkëthemeluesja e Federatës Universale të Paqes,  ishte folësja kryesore ku shpërndau mesazhin e paqes dhe ftoi njerëzit për reflektim.

Në turin e shpresës, i dyti pas atij të 9 gushtit, u mbajt sërish në Korenë e Jugut, ku morën pjesë me fjalimet e tyre edhe  presidentit i Sao Tome-së,  Evaristo Carvalho,  Nënkryetari i SHBA Dan Quayle (1989-1993),  ish-Kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso (2004-2014), Presidenti i Nigerisë Goodluck Jonathan (2010-2015),  Peshkopi i Kishës Luteriane Ungjillore Munib Younan, i cili eshte edhe fituesi i çmimit Sun Hak Prize,  dhe Kryepeshkopi Katolik Romak i Kastrinëve Kelvin Edward Kardinali Felix si edhe shumë të tjerë.

Seritë e Turit të Shpresës “Rally of Hope” kanë për qëllim ndërtimin e një “bote të unifikuar të paqes së qëndrueshme” rreth ideve thelbësore të ndërvarësisë, prosperitetit të ndërsjellë dhe vlerave universale. Folësit në tubimin e shpresës adresuan një sërë çështjesh, përfshirë pandeminë COVID-19, degradimin e mjedisit, varfërinë dhe marrëdhëniet racore.

Por në mënyrat e tyre dhe me fjalët e tyre, ata të gjithë shprehën shpresën se njerëzimi, si një familje nën Zotin, ka potencialin e plotë për të zgjidhur të gjitha këto çështje duke punuar së bashku.

“Kjo përpjekje është në kohë dhe e nevojshme. Shumë kombe u bëjnë thirrje dëshpërimisht qytetarëve të tyre që të bashkohen së bashku dhe të punojnë me vetëmohim për të luftuar kundër përhapjes së COVID-19. Por në të njëjtën kohë, kufijtë midis kombeve janë mbyllur ose të kufizuar, dhe këtu në Evropë ekziston një rrezik real që nëse vazhdojmë t’i vendosim gjithmonë interesat tona personale, uniteti Evropian mund të shembet krejtësisht.”- ka thënë Hak Xha Han Moon.

Hak Xha Han Moon e cila njihet në rang global si Nëna e Paqes, ka arritur të sjellë së bashku liderë politikë, religjozë, ekonomisë dhe artit për të ndërtuar së bashku paqen e qëndrueshme dhe prosperitetin.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale dr. hak xha han mun kore e jugut rally of hope dr. hak xha han mun kore e jugut rally of hope

Sondazh

Poll

Ekonomi 26 Shtator 2020, 11:41

Biznesi i “përkëdhelur” i koncesioneve

Koncesionarët e vjetër e të rinj kanë raportuar një aktivitet të qëndrueshëm në vitin 2019, ndërsa disa prej tyre janë ndikuar këtë vit nga pandemia e COVID-19“...