Art&Argëtim

E shqetësuar, me telefon në dorë / Publikohen fotot nga banesa ku po qëndron në arrest shtëpiak Fjolla Morina, këngëtarj

26 Shtator 2020, 08:41 Nga DOSJA
E shqetësuar, me telefon në dorë / Publikohen fotot nga banesa ku

KUKËS- Këngëtarja Fjolla Morina ditët e fundit ka qenë kryefjala e mediave pasi u kap nga policia në kufirin e Morinit me 2 pistoleta( njëra prej tyre ishte çakmak) dhe disa fishekë, të cilat i kishte brenda makinës së saj.  Pas arrestimit ajo iu nënshtrua një kontrolli mjekësor dhe rezultoi se ishte 2-muajshe shtatzënë, por që më vonë pas analizave përfundimtare rezultoi se kjo fundit kishte gënjyer. 

Pas paraqitjes në gjykatë Fjolla Morinës iu dha masa “arrest shtëpie” me kushtin që ajo të qëndronte në Kukës. Ndërkohë së fundmi Dosja.al ka siguruar foto nga vendi i cili po jeton këngëtarja. 

Siç shihet në foto Fjolla është mbyllur brenda katër mureve ku shihet që në dorë mban telefonin. Ndërkohë bëhet e ditur se ajo brenda banesës ka edhe dy vajzat e saj. Në pamje këngëtarja shfaqet e shqetësuar ndërkohë që kujdeset për vajzën e vogël, Alyah, e cila u bë arsyeja kryesore që Fjolla mos të përfundonte në burg. 

Pas masës së sigurisë edhe vetë Fjolla postoi në Instagram një video me Alayahn duke treguar në këtë mënyrë se pavarësisht gjithçkaje jeta për të do të vazhdojë si normalisht.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arrestimi i fjolla morines fjolla morina arrestimi i fjolla morines fjolla morina

Sondazh

Poll