Editorial

Rrëmbimi i Bleona Matës/ Nëna: Banorët dëgjuan të qarat dhe panë dy persona, që e tërhoqën zvarrë

25 Shtator 2020, 16:02 Nga DOSJA
Rrëmbimi i Bleona Matës/ Nëna: Banorët dëgjuan të

TIRANE– Kanë dalë sërish detaje të reja në lidhje me rrëmbimin e vajzës së humbur shumë vite më parë, Bleona Mata.  Nëna e saj, nuk humb shpresën se vajza e saj është gjallë dhe ditën e sotme në emisionin ‘Pa Gjurmë’  është shprehur se kanë qënë dy persona që e kanë tërhequr Bleonën zvarrë.

Nëna e saj, Bukurie Veizi tha se kanë qënë persona të tjerë që i kanë treguar ngjarjen. Bukuria tregon se ka shkuar disa herë që ta marrë dosjen e vajzës në prokurori pasi ajo i takon asaj.

Në momentin kur u bënë disa orë, afro 5 orë kërkimi dhe dolën të gjitha ato nëna dhe gra për ta kërkuar vajzën, më thanë se është parë një burrë me flokë të gjata dhe një djalë i ri me çantë shkolle, me triko me kapuç që e tërhiqnin vajzën zvarrë rrugës. E hipën, një herë në një makinë të zezë dhe një grup tjetër iu vu pas, një tjetër makinë Fuoristradë, ngjyrë e bardhë. Një grua i ka dalë para, duke i thënë: ‘C’po bëni?- dhe ata kanë mbyllur derën. Të gjithë e njihnin vajzën, e dinin dhe në momentin kur erdhi policia e fshehën menjëherë, nga frika se do t’i merrnin në pyetje. Ato gra duhet të vinin dorën në zemër, të tregonin krimin në atë moment. Kur erdhi policia e mbyllën çeshtjen se kishin frikë. E kanë parë shumë mirë Begzim Isën ( i akuzuar nga nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, si personi që ka gisht në rrëmbinin e vajzës). Begzim Isën e ka parë edhe ish-vjehrra ime. Ajo e njeh shumë mirë. ‘E pashë, -tha: ishte me triko me kapuç dhe çantë, u vu pas 5 vajzave, pastaj lëshoi Qamilja lopën’.- tha nëna e Bleonës.

Historia e Bleona Matës që u zhduk më 22 maj të vitit 2010, teksa kulloste bagëtinë në mal, së bashku me 5 vajza të afërme të saj vijon të ngjallë tek publiku mjaft reagime dhe pse kanë kaluar 10 vite nga ngjarja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial bleona mata zhdukja e bleona mates bleona mata zhdukja e bleona mates

Sondazh

Poll

Editorial 23 Shtator 2020, 10:45

Ndikimi rus në SHBA dhe Kosovë, Trump dhe Pacolli

1.Ekziston në Manhattan, pjesën e poshtme e lindore të tij, një shesh me emrin Samuel Dickstein. I përket një kongresmeni amerikan që shërbeu plot 11 mandate, i...

Editorial 16 Shtator 2020, 08:27

Një SOS për Kosovën: Duhet ndihmuar vetja

KOSOVË– Një analizë e shkurtër e rrjedhës së negociatave Kosovë-Serbi. Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë po hyjnë në një nivel të ri të shpejtësisë dhe th...