Editorial

Ekstradohet nga Greqia 29-vjeçari nga Durrësi, i dënuar me katër vite burg për drogë

24 Shtator 2020, 06:55 Nga DOSJA
Ekstradohet nga Greqia 29-vjeçari nga Durrësi, i dënuar me

TIRANË– Elton Katuçi, 29 vjeç, banues në Durrës është ekstraduar nga Greqi pasi rezulton i dënuar me 4 vite burg, për kultivimin të bimëve narkotikëve.

Sipas njoftimit zyrtar të Interpolit, Katuçi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të datës 01.07.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila e ka dënuar me 4 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Më datë 14 tetor të vitit 2014, Katuçi, në bashkëpunim me shtetasin B. K., në afërsi të rezervatit të Rrushkullit, ka kultivuar lëndë narkotike të llojit cannabis sativa.

Njoftimi nga Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohet nga Greqia, një 29-vjeçar i dënuar me 4 vite burg, për kultivimin të bimëve narkotikëve. Në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve, nga ZQK Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Elton Katuçi, 29 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të datës 01.07.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila e ka dënuar me 4 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, është bërë më datë 21.07.2019, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës. Përshkrimi i ngjarjes së ndodhur: Më datë 14.10.2014, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin B. K., në afërsi të rezervatit të Rrushkullit, ka kultivuar lëndë narkotike të llojit cannabis sativa.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial ekstradohet elton katuci elton katuci ekstradohet elton katuci elton katuci

Sondazh

Poll

Editorial 23 Shtator 2020, 10:45

Ndikimi rus në SHBA dhe Kosovë, Trump dhe Pacolli

1.Ekziston në Manhattan, pjesën e poshtme e lindore të tij, një shesh me emrin Samuel Dickstein. I përket një kongresmeni amerikan që shërbeu plot 11 mandate, i...

Editorial 16 Shtator 2020, 08:27

Një SOS për Kosovën: Duhet ndihmuar vetja

KOSOVË– Një analizë e shkurtër e rrjedhës së negociatave Kosovë-Serbi. Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë po hyjnë në një nivel të ri të shpejtësisë dhe th...