Art&Argëtim

Princeshë Eugenie dhe Jack Brooksbank në pritje të fëmijës së tyre të parë

25 Shtator 2020, 12:32 Nga DOSJA
Princeshë Eugenie dhe Jack Brooksbank në pritje të

BRITANI E MADHE- Princeshë Eugenie dhe Jack Brooksband janë në pritje të fëmijës së tyre të parë ka bërë me dije Pallati Buckingham, se tashmë familjes së madhe mbretërore, do t’i shtohet një anëtar i ri.

Çifti i cili u martua në tetor të 2018 do të bëhen prindër për herë të parë në fillim të vitit 2021. Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut janë të kënaqur me lajmin sipas deklaratës nga Buckingham Palace.

Fëmija pritet të vijë në jetë në fillim të janarit dhe çifti u shpreh më i lumtur se kurrë që 2021 për ta do të nisë si mos më mirë. Fëmija i Eugenie dhe Jack do të jetë i njëmbëdhjeti në rreshtin e trashëgimisë.

Prindërit e çiftit janë gjithashtu të entuziazmuar nga prespektiva për tu bërë gjyshër. Do të jetë nipi i parë për Princin Andreë dhe dukeshën e Jorkut pasi vajza e tyre e madhe Princeshë Beatrice u martua me biznesmenin italian Edoardo Mapelli Mozzi në një ceremoni private në Windsor Castle në korrik të këtij viti.

Gjatë fundjavës që lamë pas u fotografua nga mediat dhe u aludua se ajo ishte shtatzënë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz eugenie jack brooksband windsor castle eugenie jack brooksband windsor castle

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Shtator 2020, 12:46

TIRANË- Elsa Aliaj, e cila është rendituar në 6-shen më të mirë të Miss Univers ka qenë e ftuar në emsionin “Ftesë në 5”, ku ka treguar për rrugëtimin e gj...