Ekonomi

Pagat e luftës, përfundon sot afati i korrigjimit të llogarive bankare me probleme

25 Shtator 2020, 10:57 Nga DOSJA
Pagat e luftës, përfundon sot afati i korrigjimit të llogarive

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,  rikujton se sot është afati i fundit i korrigjimit të llogarive bankare me probleme, për të përfituar ndihmën financiare sipas paketave 1 dhe 2, të miratuar nga Qeverive.

Të gjithë individët, të cilët nuk e kanë marrë pagën e luftës për shkak të plotësimit në mënyrë të pasaktë të të dhënave të llogarive bankare,  duhet të kryejnë këtë proҫes duke korrigjuar të dhënat e tyre si (emër banke dhe/ose IBAN).

Për të lehtësuar procedurën DPT ka vendosur në dispozicion dy mënyra korrigjimi: 1-Nga tatimpaguesi, 2-Nga vet individi. Në rast se është vet personi që do të kryejë veprimet ai duhet të plotësojë formularin në Google Form, si më poshtë. Pas dorëzimit të këtij Formulari do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.

Në rast se korrigjimi do të kryhet nga tatimpaguesi, veprimi duhet të bëhet në e-filing, sipas hapave të mëposhtëm:

Pas korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, nuk do të jetë i nevojshëm asnjë verifikim i mëtejshëm, por do të vijohet menjëherë me proҫesimin e pagesës dhe kalimin e masës së përfitimit (26.000 ose 40.000 lekë) në llogarinë e secilit individit përfitues.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi drejtoria e tatimeve pagat e luftes drejtoria e tatimeve pagat e luftes

Sondazh

Poll