Ekonomi

25 prilli merr ekonominë si ‘kalë beteje’ për fushatë! Rama nis premtimet për rritje pagash e punësim, Basha e ironizo

23 Shtator 2020, 15:41 Nga DOSJA
25 prilli merr ekonominë si ‘kalë beteje’ për

TIRANË– 7 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, por fushata ka nisur edhe pse jo zyrtarisht. Maxhoranca po jep forca në mbylljen e projekteve që janë në ndërtim e sipër, ndërsa premton edhe rritje pagash e ulje taksash.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama në një mbledhje live me zyrat e Punës dhe Sipërmarrësit, përsëriti rritjen me 40% të pagave të mësuesve, mjekëve por nuk la pa përmendur edhe zerimi e tatim-fitimit për biznesin e vogël. Duke përsëritur çdo herë se ndërhyrja tek pagat dhe lehtësitë nuk janë për efekt fushate, Rama ka shkuar edhe më tej duke u shprehur paga minimale do të rritet në 30 mijë lekë të reja. Numri një i qeverisë nuk mund ta linte pa përmendur edhe punësimin, duke folur për një rritje masive falë edhe zyrave të Punës.

“Zerimi i tatimfitimit për biznesin e vogël dhe TVSH, nuk është për efekt fushate, por erdhi me kohën pasi kur erdhëm në pushtet, u përballëm me borxhe. Kur fola për mësuesët, na thanë kur e keni 40%, ne llogarinë e kemi. Mjekët dhe mësuesit i kemi në fokus shumë thjesht,”-tha Rama. 

Pasi dëgjuan premtimet e kreut të qeverisë, kundërshtarët e tij politikë nuk mund të rrinin pa reaguar. Me pak fjalë dhe me shumë ironi, Basha tha se Ramën nuk e besonte më askush pasi nuk kishin parë rezultat në 7 vite qeverisje.

‘Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?’- shkruan Basha.

Ndërsa më pas, nga selia blu me një reagim doli dhe Jorida Tabaku, e cila gjithashtu me gjuhë të ashpër theksoi se kryesocialisti kishte 7 vite që bën të njëjtat premtime por nuk jep asnjë rezultat duke e zhytur vendin në krizë. Tabaku përmendi me shifra edhe numrin e shqiptarëve që janë larguar nga vendi dhe të papunët që ende presin.

Në debatin virual, ndërhyri edhe presidenti Ilir Meta. Edhe pse në postin e kreut të shtetit, Meta ka pasur një sy kritik për qeverisjen Rama 2, duke theksuar sërish largimin e shqiptarëve nga vendi, dhe bën thirrje për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit, pasi sipas tij vetëm kështu qytetarët do të ndëshkojnë me votë qeverisjen e keqe.

Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve! Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane! Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi. Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër. Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!”- shkruan Meta.

Debati politik ka nisur, palët janë bërë gati dhe kanë ndezur motorët! Le të fillojë gara…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi edi rama ilir meta jorida tabaku lulzim basha edi rama ilir meta jorida tabaku lulzim basha

Sondazh

Poll