Ekonomi

HERA E DYTË! Projektligji për amnistinë fiskale, mazhoranca tërhiqet nga votimi më 24 shtator

22 Shtator 2020, 14:48 Nga DOSJA
HERA E DYTË! Projektligji për amnistinë fiskale, mazhoranca

TIRANË– Maxhoranca është tërhequr nga votimi i projektligjit për amnistrin fiskale, e cila do të kalonte në Kuvend këtë të enjte. Projektligji ishte miratuar në Konferencëne Kryetarëve por nuk figuron në rendin e ditës të së enjtes. Ishte maxhoranca, ajo që edhe e hartoi si projektligj, që “amnistia fiskale” të miratohej që në korrik, duke e lënë për t’u diskutuar në shtator.

Asokohe ishte deputetja Evis Kushi, ajo që kërkoi shtyrjen e afatit, duke ngulur këmbë se nuk ishte tërheqje e qeverisë, por fitim kohe për të arritur një dakordësi dhe konsensus. Kjo sepse pas publikimit të drafit, amnistria fiskale u kundërshtua nga grupet e interesit dhe nga FMN e Komisioni Evropian. 

Kjo nuk është tërheqje e qeverisë. Ne e hodhëm këtë projektligj. Presim që të marrë gjithë kohën e duhur që të kemi dakordësi. Nuk është tërheqje. Kur e nisëm nuk menduam sa komente dhe sugjerime do na vinin. Vlerësojmë faktin për kohën. Qeveria mirëpret të gjitha sugjerimet, propozimet dhe vërejtjet. Por t’i japim vlerën dhe kohën e duhur.

Projektligji i prezantuar tashmë për diskutim publik, parashikon që amnistia të zgjasë 1 vit, dhe do të jetë penale dhe fiskale. Nga kjo aminsti përjashtohen personat që kanë kryer ose kryejnë funksione publike, si presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit, kryeministri, zëvendëskryeministri, gjytarët, drejtorët e drejtorive. Po kështu, nuk përfitojnë nga kjo amnisti edhe persona e dënuar, apo edhe ata që janë nën hetim për krim të organizuar dhe terrorizëm.

Deklarimi do të kryhet vullnetarisht në një strukturë të posaçme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, pranë bankave të nivelit të dytë përfshirë edhe institucionet financiare, në sportel apo online. (DRAFTI I PLOTË)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi amnistia fiskale projektligji i amnistisë fiskale amnistia fiskale projektligji i amnistisë fiskale

Sondazh

Poll