Art&Argëtim

‘Ne nuk kërcyem dot atë pasdite e kurrë më’, Ajola Xoxa në vallëzimin me Erionin kujton të atin: Je përgjithmonë me

13 Prill 2019, 14:06 Nga DOSJA
‘Ne nuk kërcyem dot atë pasdite e kurrë më’,

Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u mbajt edicioni i dytë i Ballos Vieneze. Mes shumë të ftuarish dhe personazheve të ndryshëm ishte edhe Ajola Xoxa në krah të kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Në mbrëmjen e vallëzimit edhe Ajola dhe Erioni iu bashkuan skenës mes tingujve muzikorë. Një foto e shkrepur nga lart duket qartë në pistën e vallëzimit edhe Ajola dhe Erioni, foto të cilën ajo e poston në profilin e saj në Instagram dhe i dedikon një shkrim babait të saj, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.

Pak dite perpara se te nderronte jete, ne momentet e fundit te ndergjegjshme, atehere kur endrra i perzihej me realitetin, shtrire ne nje krevat spitali, babi me zgjati doren dhe me tha: «A do kercesh me mua?» Ne nuk kercyem dot ate pasdite e kurre me, sepse ai nuk mundi me te ngrihej ne kembe. Por une do te kercej pergjithmone me ty dhe per ty babi. Do ta nderoj cdo dite jete, cdo cast te bukur, ashtu sic me ke mesuar, sepse jeta eshte dashuri po aq sa c’eshte edhe dhimbje. Ti je pergjithmone me mua dhe në mua, ne cdo vallezim, ne cdo rrezim, ne cdo ringritje. Dhe do te perlotem me cdo vajze qe e shoh te vallezoje me babain e saj. Dhe kur nje dite te shfaqet edhe per mua ai tyneli i gjate me drite, do te te zgjas doren e do te te them: «Eja te vallezojme bashke».”- shkruan Ajola Xoxa në postimin e saj.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ajola xoxa dedikimi per babain erion veliaj ajola xoxa dedikimi per babain erion veliaj

Sondazh

Poll