Art&Argëtim

‘Nuk ishte e lehtë’, Adelina Tahiri flet për jetën pas martesës: Vite më parë nuk do mund ta besoja kurrë

13 Prill 2019, 08:40 Nga DOSJA
‘Nuk ishte e lehtë’, Adelina Tahiri flet për jetën

Pak kohë para se të tregonte për shtatzëninë e saj, Adelina Tahiri prezantoi edhe lidhjen me biznesmenin maqedonas. Ajo tashmë është nënë e një djali, Jon.

Në një intervistë për ‘Mirage’ këngëtarja tregon për herë të parë si ka ndryshuar jeta e saj pas ardhjes në jetë të djalit dhe më vonë martesa e saj.

“Kur zgjohem në mëngjes dhe e shoh, nuk e besoj se kur kaluan 9 muaj, kur e linda, kur u martova dhe kur e shoh që ai më thërret “mama”. Është një ndjenjë që e di vetëm kush është nënë. Nuk ekziston fjalë  në asnjë fjalor dhe në asnjë gjuhë që ta shpjegojë këtë ndjesi” – rrëfen këngëtarja në një intervistë të fundit për “Mirage”.

Si çdo personazh i famshëm në mediat rozë edhe këngëtarja ka pasur vështirësi të përballonte të gjitha këto. Ajo tregon si jeta e saj ndryshoi në pak kohë dhe Adelina u tregua e fortë.

Nuk është e lehtë, sidomos për një femër shqiptare. Nuk është aspak e lehtë, por një njeri i fortë i përballon të gjitha, sidomos një njeri i lumtur dhe me përkrahje të madhe. Kjo është fakt nga vetvetja: të ma kishte thënë dikush vite më parë, unë kisha vdekur, por jo. Kur je e dashuruar këmbë e kokë dhe ke përkrahje dhe dashuri, përballon çdo gjë, bëhesh shumë e fortë”, – tha këngëtarja.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz adelina tahiri jon markov martesa e adelines adelina tahiri jon markov martesa e adelines

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Prill 2019, 15:35

Duke i dalë punës para

Duke i dalë punës paraTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...