Art&Argëtim

Flet gruaja e legjendës së grupit “Queen”: Pse Freddie Mercury donte të fshihja hirin e tij pas vdekjes

13 Prill 2019, 05:36 Nga DOSJA
Flet gruaja e legjendës së grupit “Queen”: Pse Freddie

Mary Austin, ish e dashura e legjendës së grupit “Queen” Freddie Mercury, është intervistuar së fundmi nga ‘Daily Express’ dhe bëri të ditur arsyen pse ai donte që ajo të fshihte hirin e tij.

“Një ditë pas drekës së të dielës, ai njoftoi papritur: ‘E di pikërisht se ku dua të më vendosësh. Por askush nuk duhet ta dijë sepse nuk dua askënd që të më gjejë.”
Këto ishin fjalët e tij ekzakte: “Dua vetëm të prehem në paqe.”, tregoi ai.

Motra e Freddie Mercury, Kashmira, në një intervistë të kohëve të fundit për “The Times” zbuloi se çfarë mendon ajo për filmin “Bohemian Rhapsody” dhe ndau informacione të paditura më parë për Freddie.
“Ishte emocionuese kur pashë filmin, por kam kujtimet e mia për ta mbajtur vëllain tim gjallë, veçanërisht netët argëtuese që kalonim në shtëpi. Gjithmonë e shfrytëzonim në mënyrën më të mirë kohën tonë së bashku. Freddie gjithmonë e klasifikonte Londrën si shtëpinë e tij, pavarësisht se kishte prona në pjesë të tjera të botës. Kurdo që vizitoja shtëpinë e tij këtu, ai i kërkonte kuzhinierit të tij personal të na përgatiste vakte të mrekullueshme, dhe me raste, i pëlqente të më qeraste në një nga restorantet e tij të preferuar indianë. Por gjithmonë kishim shampanjë për të filluar mbrëmjen.”, rrëfeu ajo.

Burimi: Metalhero zone 

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz freddie mercury kashmira mary austin freddie mercury kashmira mary austin

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Prill 2019, 15:35

Duke i dalë punës para

Duke i dalë punës paraTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...