Aktualitet

“Kriza” e kromit, minatorët mbeten pa punë, drejtoresha Jetmira Doda: Janë larguar 10 persona

8 Shtator 2020, 17:41 Nga DOSJA
“Kriza” e kromit, minatorët mbeten pa punë, drejtoresha

BULQIZË- Sektori minerar në vendin tonë po përballet prej afro 10 muajsh me një krizë të zgjatur të tregut të shitjes. Rënia në mënyrë drastike e çmimit të kromit, ka bërë që kompanitë mineral nxjerrëse të përballen me vështirësi në të ardhura.

Shumë prej tyre kanë pezulluar aktivitetin pasi çmimi është gati nën koston e prodhimit. Kjo ka bërë që qindra minator në sektorin minerar në Bulqizë të mbeten të papunë. Burime bëjnë të ditur se janë disa subjekte që kanë paralajmëruar pezullimin e aktivitetit nëse situta vijon të mbetet e tillë. Shumë minator po punojnë prej 6 muajsh me përzgjysmim apo më shumë të pagës. Kjo ka bërë që ata të mos e përballojnë më tej dhe kanë vendosur të largohen.

Ndërkohë Drejtoresha e Zyrës së Punës në Bulqizë, Jetmira Doda tha se deri tani janë regjistruar si punëkërkues të papunë vetëm 10 persona që kanë lënë punën në sektorin minerar.

Megjithëse situata mbetet e tillë, ende nuk ka ndonjë organizim apo nismë të marrë nga Sindikatat tradicionale të Minatorëve në Bulqizë. Ndonëse rrezikohen mijëra familje të mbeten pa të ardhura, sindikatat si duket nuk e prishin terezinë e tyre.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jetmira doda miniera e bulqizes jetmira doda miniera e bulqizes

Sondazh

Poll