Art&Argëtim

Rikthehet sezoni televiziv, STARTOJNË emisionet, Kosova mbizotëron në ekranet shqiptare

7 Shtator 2020, 14:50 Nga DOSJA
Rikthehet sezoni televiziv, STARTOJNË emisionet, Kosova mbizotëron

TIRANË- Pas gati 2 muajve pushim, rikthehen sot në mbrëmje emisionet politike në televizionet kryesore kombëtare dhe ato informative. Me ndryshime të vogla, Blendi Fevziu, Eni Vasili e Cim Peka nisin të parët sezonin këtë të hënë në mbrëmje. Por çfarë rezervon ekrani sot për shikuesit? Sigurisht, që Kosova ka marrë vëmendjen kryesore në Shqipëri pas takimit më 4 shtator në zyrën Ovale të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Blendi Fevziu në “Opinion” në një panel me gazetarë, analistë e politikanë që ishin dëshmitarë që takimit do të diskutojë lidhur me atë se çfarë do të sjellë marrëveshja për shqiptarët e Kosovës, por edhe rajonin në tërësi.

Edhe Eni Vasili në “Open”, ka rezervuar Kosovën për teleshikuesit, nga një protagonist kryesor i aktualitetit atje. Presidenti Hashim Thaçi do të jetë sonte në “Open”, ku do të rrëfejë situatën në Kosovë, akt-akuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale për të, por edhe zhvillime të tjera që pritet të marrin sot “versionin” e tij të historisë.

Por ky është një rregull që “thyhet”, nga gazetari Cim Peka. Peka do të ketë të ftuar sot ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili do të flasë për marrëveshjen në Uashington, situatën e brendshme në PD, por edhe shumë çështje të tjera.

E pra, sezon të mbarë !

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

televizion televizion blendi fevziu çim peka eni vasili sezoni televiziv 2020 blendi fevziu çim peka eni vasili sezoni televiziv 2020

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Shtator 2020, 07:24

TIRANË- Gazetarja e njohur, Juli Xhokaxhi nuk do të drejtojë më emisionin e saj “Byro Politike” në televizonin “Abc News”.Lajmin e ka dhënë vetë gazetarja ...