Art&Argëtim

FOTOT/ Me kostum të zi dhe këmishë, “raketa” e kombëtares kuqezi i jep fund beqarisë, pamje nga dasma e Odise Roshit me

7 Shtator 2020, 09:15 Nga DOSJA
FOTOT/ Me kostum të zi dhe këmishë, “raketa” e

E diela ishte dita e tij. Futbollisti i kombëtarës shqiptare, Odise Roshi, nuk ishte vetëm emri kryesor në konferencën e trajnerit Edy Reja. Ai gjithashtu ditën e djeshme ka patur ditën e tij të shënuar.

Odise Roshi i ka dhënë dje fund beqarisë, pasi është martuar. “Raketa” e Kombëtares ka zhvilluar një ceremoni të ngushtë ku kanë marrë pjesë miq të çiftit, familjarë e të afërm.

Vajza që i ka rrëmbyer zemrën është Silvi, dhe të dy kanë kohë që janë me njëri-tjetrin. Hija e dhëndrit i shkon pamasë Roshit, i cili zgjodhi të vishej me një kostum dhe këmishë të zezë.

Po ashtu, elegante shihet edhe nusja e futbollistit. Silvi ka zgjedhur një fustan të zezë me xixa. A do t’i sjellë fat të mirë martesa për të luajtur sot në ndeshjen e Kombëtares përballë Lituanisë? Mbetet për t’u parë secili do të jetë vendimi i Edy Rejas.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz martohet odise roshi martohet odise roshi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Shtator 2020, 07:24

TIRANË- Gazetarja e njohur, Juli Xhokaxhi nuk do të drejtojë më emisionin e saj “Byro Politike” në televizonin “Abc News”.Lajmin e ka dhënë vetë gazetarja ...