Art&Argëtim

Ligji zvicerian për bimën e kafes: Nuk do të ruhen rezervat, nuk është jetike për njeriun

12 Prill 2019, 13:29 Nga DOSJA
Ligji zvicerian për bimën e kafes: Nuk do të ruhen rezervat, nuk

Zvicra e krijoi këtë sistem të rezervave emergjente gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore, ndërsa vendi përgatitej për mungesa potenciale në rast lufte, fatkeqësie natyrore ose epidemie.

Nestle, Nescafé dhe importues të tjerë të kafes janë detyruar nga ligji zviceran për të ruajtur prodhimin e kafes së papërpunuar, po ashtu edhe rezervat në prodhime të ndryshme si sheqeri, orizi, vajra ushqimore dhe ushqimi i kafshëve.

Sipas ligjit të publikuar, detyrimet e grumbullimit të kafesë do të përfundojnë deri në fund të vitit 2022, me kompanitë për të nxjerrë atë që kanë në magazinat e tyre. Zyra Federale për Furnizimin Kombëtar Ekonomik ka dalë në përfundim se kafja nuk është thelbësore për jetën. Vendimi përfundimtar për heqjen e rezervave të kafesë pritet të merret në muajin nëntor, sipas The Guardian.

Rezervat e Zvicrës për kafe janë të shpërndara midis 15 kompanive, përfshirë Nestle dhe Nescafe dhe arrijnë shifrën e 15,300 ton, të mjaftueshme për tre muaj të konsumit të brendshëm. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kafeneve rreth 8,5 milionë banorë të Zvicrës konsumojnë rreth 9 kg (20lb) kafe për person në vit, duke eklipsuar mesataren britanike prej 3.3 kg dhe dyfishin e 4.5 kg të konsumuar në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, jo të gjithë dëshirojnë zhdukjen e rezervave të kafesë.  Réservesuisse, organizata me bazë në Bernë që mbikëqyr magazinat e ushqimit të Zvicrës, vitin e kaluar i kërkoi Zyrës Federale të rishqyrtojë rekomandimin e saj mbi rezervat e kafesë.

Aktualisht, Zvicra financon magazinën e saj të kafesë me një tarifë prej 3.75 franga zvicerane për çdo 100 kg të kafesë kokërr të importuar, duke rritur me 2.7 milion franga zvicerane (rreth 2 milion funte) çdo vit për të kompensuar kompanitë për magazinimin e kokrrave të kafes.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete heqja e rezervave te kafes kafja ligji zvicerian per kafen heqja e rezervave te kafes kafja ligji zvicerian per kafen

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Prill 2019, 11:44

Kështu të gjithë dalin të fituar

Kështu të gjithë dalin të fituarTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...