Art&Argëtim

“Dy ‘delinquente’ pa integritet”, Roza Lati i kthehet gazetarit: Shihemi në gjygj

12 Prill 2019, 07:11 Nga DOSJA
“Dy ‘delinquente’ pa integritet”, Roza Lati i kthehet

Puntata e kaluar në ‘Why Not?’ solli një varg ngjarjesh dhe debatesh në rrjete sociale. Moderatorja, Roza Lati realizoi një intervistë me këngëtaren me origjinë nga Kosova, Baby G ku realizuan dhe një episode që nuk u prit mirë nga publiku. Ata drodhën cigare me duhan Tabaco, por të gjithë e keqkuptuan për marijuanë.

Por, një shkrim i bërë nga gazetari Ilir Yzeiri, ka prekur rëndë Roza Latin dhe ajo ka vendosur ta hedhë në gjygj. Ilir Yzeiri me sa duket nuk e ka parë mirë pjesën ku moderatorja ka theksuar se cigaret po bëhen me duhan Tabaco, dhe ka vërshuar në një lumë kritikash kundrejt dy vajzave.

Gazetari Ilir Yzeiri ka bërë një shkrim për këtë ‘kakofoni’ me titullin: “Pse nuk reagon AMA dhe Policia e Shtetit për dy ‘delinquentet’ e ‘Ora News’”

“Nuk kam ndërmend të shpjegoj për këto dy vajza mendjelehta dhe pa integritet se çfarë është kultura dhe edukimi dhe se si përmes artit dhe kulturës njerëzit më së shumti argëtohen, por edhe edukohen me ndjenja të thella. Nuk është ky qëllimi i këtij reagimi. E kam fjalën tjetërkund. Cilido transmetues public qoftë privat, qoftë jo, është i detyruar t’u përmbahet disa rregullave dhe ligjeve të shkruara. Atë hapësirë që të jep televizoni apo cilado media tjetër, askush nuk mund ta përdorë për të kryer vepra penale.”-shkruan gazetari Ilir Yzeiri në një shkrim në JavaNews.al.

Menjëherë ka ardhe dhe reagimi i Roza Latit, ku ka thënë që bashkë me gazetarin Ilir Yzeiri do të shihen në gjykatë.

“Zoti Beqja lexova materialin nga ana juaj, që përpos titullit që mund të keni, flisni me tendencë për mua Roza Latin dhe të ftuarën time. Mendoj se gjeja e parë që duhet të bësh është të futesh dhe të shohësh emisionin nga fillimi deri në fund dhe të bindesh që si nga ana vizuale, ashtu dhe nga biseda jonë, jemi prononcuar që dredhim një cigare me duhan, tabako. Kjo është minimialja që duhej të bëje për të mos arritur në konkluzione të gabuara.
Gjithsesi faleminderit për vëmendjen. Sa për marijuanën, është një temë që është diskutuar e stër diskutuar, që nga studiot e ndryshme televizive shqiptare, që nga lajmet e ekraneve, që nga sallat e parlamentit, e deri në çdo tavolinë shqiptare. Më lejo të të them zotëri që nuk jemi aq të krisur sa te rrezikojmë e të dredhim marijuana në studio, sepse këtë gjë ja kemi lënë videoklipeve që dalin përditë. Ne bëjmë SHOË. Ecim me stilin e të ftuares, dhe shpjegojmë çdo gjë në mënyrë transparente duke lënë fantazinë e njerëzve të vihet në punë ashtu siç e bëtë edhe ju. 
Sidoqoftë, për këtë baltë që hodhe mbi figuren time, bashkë do shihemi në gjyq. Me pika ashtu siç i keni rreshtuar ju. Paralelisht po më shkruajnë shumq femra dhe çfarë i keni bërë ju çdo vajzë e gruaje që punonte te zëri rinisë pas vitetve 90’ me ty kryeredaktor…. kush femër e njeh këtë zotin Beqja në fazën që ka qenë kryeredakor të më lerë një koment… sepse s’dua ti besoj këto që me vijnë në inbox.”-shkruan moderatorja, Roza Latin e saj në Instagram.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz debat emision gjygj ilir yzeiri marijuanë roza lati debat emision gjygj ilir yzeiri marijuanë roza lati

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Prill 2019, 16:39

Pyetje me vend…

Pyetje me vendTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...